Paketa e katërt e privatizimit – Ministria e Ekonomisë bën gati për ankand 50 objekte, Violeta Shqalsi/SCAN, 07 Gusht 2017

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka përgatitur paketën e katërt  të privatizimit me 50 objekte, të ish-ndërmarrjeve shtetërore tashmë në faliment.

Objektet shtrihen në të gjithë vendin, por një pjesë e madhe e tyre  u përkasin  kryesisht  institucioneve si Ministrisë së Transporteve, Qarkut të Elbasanit, Ministrisë së Mjedisit dhe Drejtorisë së Ruajtjes së Rezervave të Shtetit.

Nga dikasteri i Zhvillimit Ekonomik  janë hartuar  tre  listat e mëparshme secila me 60 dhe  nga 40 objekte janë paraqitur tashmë në Ministrinë e Financave.

Kërkesa për privatizimin e një aseti shtetëror mund të drejtohet në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes apo në institucionin përkatës që ka në administrim/ pronësi objektin që kërkon të privatizohet, e cila mund të bëhet nga pronari i truallit ose çdo person tjetër/institucion i interesuar për blerjen e asetit.

Kërkesa duhet të përmbajë emërtimin e saktë të institucionit që i drejtohet kërkesa, emërtimin e saktë të objektit dhe vendndodhjen e objektit që kërkon të privatizojë.

Nëse kërkuesi është pronar trualli, kërkesa e mësipërme duhet të shoqërohet edhe me vendimin përkatës të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave, nëpërmjet të cilit personi apo trashëgimtarët kanë të drejtën e parablerjes së objektit përkatës, së bashku me plan vendosjen e tij.

Sipas  të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, të ardhurat e parashikuara  nga privatizimet për këtë vit në buxhetin e shtetit janë 4 milionë lekë.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.