Korridori Jugor i Gazit, i bashkohet projektit edhe BERZH – Do të financojë 500 milionë dollarë për TANAP, Scan Tv, 04 Korrik 2017

Projektit për ndërtimin e Gazsjellësit Trans-Anatolian do t’i bashkohen edhe një tjetër institucion financiar ndërkombëtar shumë i rëndësishëm si Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

BERZH po konsideron mundësitë e financimit të TANAP, pasi Banka Botërore ka financuar tashmë 800 milionë dollarë, ndërsa Banka Aziatike për Investime në Infrastrukturë ka angazhuar 600 milionë dollarë në këtë projekt.

Financimi do të vijë në formën e një kredie prej 500 milionë dollarësh drejt Kompanisë ndërtuese, e garantuar nga Republika e Azerbajxhanit.

Kompania me kapital të përbashkët që po ndërton Korridorin Jugor të Gazit zotërohet 51% nga Republika e Azerbajxhanit dhe 49% nga Kompania Shtetërore e Naftës e këtij vendi.

Projekti total kap vlerën e 8.6 miliardë dollarëve dhe do të ndërtojë një linjë kryesore gazsjellësi me presion të lartë 1850 kilometra të gjatë. Në ndërtimin e TANAP janë të punësuar aktualisht 9445 njerëz, duke pasur një impakt të madh edhe në popullsinë vendase.

Partnerët e këtij projekti janë Kompania Shtetërore e Naftës e Azerbajxhanit në masën 58%, Kompania Shtetërore e Naftës dhe Gazit në Turqi me 30%, si edhe British Petroleum në masën 12%.

Ky gazsjellës do të lidhet Gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP) në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë dhe do të furnizojë me gaz natyror kontinentin europian.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.