Bilanci i minierave në 6-muaj, u prodhuan 350 mijë ton krom ja sa para mori buxheti, Revista Monitor, 4 Korrik 2017

Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës (AKBN) publikoi të dhënat për 6 mujorin e parë të vitit lidhur me ecurinë e sektorit minerar në vend.

Prodhimi i kromit kaloi 350 mijë ton ndërkohë që renta minerare që buxheti përfitoi nga aktiviteti në sektorin e minerar metalor ishte 382 mijë dollarë ndërsa nga ai jometalor në formën e rentës janë paguar 123 mijë dollarë.

Lejet aktive

Këshilli Teknik i AKBN ka vendosur që të marrë një seri masash administrative me propozim të Ministrit të Energjisë, të lidhura këto me mospagesën e garancisë, mosparaqitjen e planeve të investimit apo problematika të tjera të ngjashme.

Aktualisht janë aktive 630 leje minerare dhënë subjekteve private nga të cilat 312 leje janë në grupin e mineraleve metalore. Janë 13 leje bakër, 258 leje kromi, 6 leje sterile kromi, 30 leje  hekur-nikel dhe nikel- silikat, 1 leje boksite, 1 leje magnez, 1 leje skorje Fe-Cr  dhe nikel-sulfur & krom 1 leje minerare. Në këtë sektor janë të punësuar 4242 persona nga të cilët 3269 persona me sigurim jete.

Masat në sektorin metalor

Janë 19 subjekte që janë propozuar për  revokim të Lejes Minerare se nuk kanë përmbushur detyrimin për pagesën e garancisë së rehabilitimit dhe fillimin e punës.

Po kështu 18 subjekte të tjera janë propozuar për pezullimin  e lejes minerare pasi nuk kanë përmbushur detyrimet e ligjit minerar per miratimin  e projekt programit.

Masë Administrative në nivelin 250 mijë lekë është aplikuar për 22 subjekte se nuk kanë sjellë fare projekt program vjetor.

Sekori jometalor

Në 6 muajt e parë të 2017 në sektorin jometalor është bërë kryermatja faktike dhe  dixhitalizimi i të gjitha karrierave në vend.  Për të paktën 51 subjekte është propozuar revokim leje pasi  nuk kanë paguar Garancitë e Rehablitimit.

Janë dërguar për pezullim 16 subjekte të tjera minerare. Ndërkohë që 12 subjekte janë njoftuar për planin e mbylljes dhe rehabilitimit. Sipas të dhënave zyrtare në sektorin minerar jometalor janë të punësuar 1478 punëtorë dhe prodhimi për pjesën e parë të vitit regjistroi shifrën 2.3 milion metër/kub. Të ardhurat nga shitja në këtë sektor për kompanitë operuese kanë shënuar nivelin 16.8 milionë dollarë nga të cilat 126 mijë kanë shkuar si pagesë për rentën minerare.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.