
Bilanci i minierave në 6-muaj, u prodhuan 350 mijë ton krom, Revista Monitor, 4 Korrik 2017
Bilanci i minierave në 6-muaj, u prodhuan 350 mijë ton krom ja sa para mori buxheti, Revista Monitor, 4 Korrik 2017 Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës (AKBN) publikoi të dhënat për 6 mujorin e parë të vitit lidhur me ecurinë e sektorit minerar në vend. Prodhimi i kromit kaloi 350 mijë ton ndërkohë që renta minerare që buxheti përfitoi nga aktiviteti në sektorin e minerar metalor ishte 382 mijë dollarë ndërsa nga ai jometalor në formën e rentës janë paguar 123 mijë dollarë. Lejet aktive Këshilli Teknik i AKBN ka vendosur që të marrë një seri masash administrative me propozim të Ministrit të Energjisë, të lidhura këto me mospagesën e garancisë, mosparaqitjen e planeve të investimit apo problematika të tjera të ngjashme. Aktualisht janë aktive 630 leje minerare dhënë…