Italiana Snam, marrëveshje me Albgaz për infrastrukturën e gazit, Revista Monitor, 01 Korrik 2017

Kompania italiane e gazit Snam “zbarkon” në tregun shqiptar. Së fundmi, kompania italiane e cila menaxhon rrjetin më të madh të gazsjellësit në Evropë, nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) me Albgaz, kompaninë shqiptare të gazit. Në njoftimin zyrtar të Snam thuhet se të dy kompanitë angazhohen që të rrisin bashkëpunimin për zhvillimin e sistemit infrastrukturor të gazit që do të drejtohet nga shoqëria shqiptare, pas ndërtimit të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline.

Me anë të këtij memorandumi, Snam Global Solutions me përvojën 75-vjeçare në tregun italian dhe atë evropian të gazit do të mbështesë kompaninë shqiptare Albgaz për të zhvilluar planin e nevojshëm të ngritjes së infrastrukturës, për ta integruar në tregjet e tjera, por edhe për zbatimin e praktikave ndërkombëtare në këtë fushë.

Kompania Albgaz u krijua në janar të vitit 2017, me qëllim që të realizojë dhe të menaxhojë infrastrukturën shqiptare të gazit. Ndërsa Snam menaxhon rrjetin më të gjatë dhe të aksesueshëm të gazit në Europë (më shumë se 40,000 km gjatësi), infrastrukturën më të madhe të magazinimit (kapaciteti 19 miliardë metër kub) si dhe terminalin e parë GNL të realizuar në kontinent.

Marrëveshja me Albgaz është katërta e finalizuar nga Snam, si pjesë e planit strategjik 2017-2021, duke pasuar atë me shoqërinë greke Eda Thess, më pas me Ukrainën, por edhe me TAP për garantimin e mbërritjes së flukseve të para të gazit në kohën dhe buxhetin e përcaktuar.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.