“Avullon” Fierza, zbret në 269.89 metra, KESH: Prodhimi në minimum, OSHEE 1600 MWh në ditë, Revista Monitor, 31 Korrik 2017
Situata në kaskadën e Drinit mbetet kritike. Thatësira ka detyruar KESH që të ulë në minimum prodhimin duke plotësuar vetëm pjesën e humbjeve në transmetim dhe 1600 MWh në ditë për OSHEE.
Të dhënat zyrtare të së mërkurës (2 gusht) tregonin se aktualisht liqeni i hidrocentralit të Fierzës ishte në nivelin 269.80 metra një nivel me një rënie krahasuar me pak ditë më parë. Ndërkohe që prurjet janë vetëm 25m3/s.
Korporata bëri me dije se do të rishikojë programet e saj ditore dhe mujore të prodhimit në mënyrë që të garantohet operim i vazhdueshëm dhe i sigurt i sistemit ndërkohe që parashikimet në periudhën afatshkurtër nuk janë aspak optimiste dhe prurjet natyrale mbeten në minimum.
Reagimi i KESH
Në kushtet e domosdoshmërisë, për të mos cenuar sigurinë dhe stabilitetin e sistemit energjetik, me nivelin aktual të prurjeve në basenin e Fierzës, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare arrin të përmbushë plotësisht vetëm detyrimet në kuadër të kontratave prioritare që ka me Operatorin e Sistemit të Transmetimit (furnizimin e energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve ne rrjetin e transmetimit, si dhe furnizimin e energjisë se mjaftueshme për balancimin e sistemit) dhe te furnizoje OSHEE sh.a/ FSHU me jo me shume se 1600 MWh/dite energji elektrike për furnizimin e klientëve tariforë sipas marrëveshjes së dakord mes palëve.
Në përputhje me parashikimet dhe kuadrin ligjor e rregullator në fuqi, pjesa tjetër e nevojave të klientëve që përfitojnë nga shërbimi universal i furnizimit duhet të plotësohet nga tregu i parregulluar.
Furnizim në vend
Aktualisht furnizimi në vend po bëhet përmes importeve të siguruara një javë më parë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Vetëm për gushtin OSHEE bleu 434 mijë kWh energji me një vlerë prej rreth 30 milionë euro.
Ky është muaji i dytë që furnizim i vendit me energji mbështetet tek importet dhe procedurat i përfundon OSHEE edhe pse pritej një përfshirje e KESH përmes kredisë të Bankës Botërore në nivelin 22.4 milionë euro por që do të vijohet në një moment të dytë.
Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “info@albaniaenergy.org”.