Tjetër park fotovoltaik në Fier, investimi 2.4 milionë euro, Revista Monitor, 31 Korrik 2017

Korriku është mbyllur me një kërkesë të re, për një park fotovoltaik në zonën e Fierit.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë bëri me dije se operatori që ka shprehur interes është “Hydro Valbona” sh.p.k.

Shoqëria ka aplikuar për  për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Zonën në “Perëndim të fshatit Topojë (Fier)”me një sipërfaqe totale të projektit rreth 20,000 m2 ku kapaciteti i instaluar do të jetë 2 MW me një vlerë investimi rreth 2.4 milion Euro.

Sipas ekstraktit në Qendrën Kombëtare të Biznesit “Hydro Valbona” ka në objekt të saj prodhimin e energjisë elektrike duke shfrytëzuar burimet e energjisë të cilat gjenden në natyrë dhe janë të rinovueshme, si ajo hidrike, diellore, e erës, gjeotermale, e biomasës ose biogazit si dhe energjia nga mbetjet urbane.

Kërkesat e bëra në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë për parqe fotovoltaike vetëm në korrik kanë regjistruar numrin pesë nga të cilat një në Shkodër, tre në Fier dhe një në Elbasan që në total e çojnë vlerën e projekteve të propozuara për ndërtim në 10.7 milionë euro.

Të gjithë parqet kanë një kapacitet të instaluar më pak se 2 megavat që nuk konsiderohen si koncesione të zakonshme duke mos kaluar në procedurat që kërkohet për këtë kategori.

Aktualisht për projekte nën 2 MW si për hidrocentralet edhe për parqet fotovoltaikë miratimi mund të jepet vetëm nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë duke lënë një periudhë konsultimi për palët e treta që shfaqin pretendime para miratimit të projektit.

Në rastin e koncesioneve tipike është e rëndësishme që të kalohen edhe hallka të tjera shtesë mes të cilave edhe dhënia e miratimit nga Këshilli i Ministrave.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author at the “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.