Victoria Invest fiton një tjetër koncesion, MEI i jep hidrocentralin e Lunikut për 6 milionë euro, Revista Monitor, 31 Korrik 2017

Kompania Victoria Invest është fituesja e koncesionit për ndërtimin e hidrocentralit të Lunikut të shpallur nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë (MEI) në fund të majit. Sipas njoftimit të bërë nga (MEI) oferta e bërë nga bashkimi i shoqërive Victoria Invest Internacional sh.p.k dhe Victoria Invest sh.p.k është ajo që përmbush edhe kriteret e vendosura për këtë garë.

Interes për hidrocentralin e Lunikut shprehën edhe dy kompani të tjera ku, e para shoqëria “Restaurim Gurra – Kaca” sh.p.k nuk ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm, kurse e dyta bashkimi i bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Fondi Erpa” sh.p.k. dhe “Osmani” sh.p.k nuk përmbushin kapacitetin ekonomik dhe financiar të specifikuar në dokumente.

Oferta e Victoria Invest

Victoria Invest ka ofruar si alternative një fuqi të instaluar prej 7 mijë kW me një fee(tarifë) konceisonare prej 2.5% apo 662,500 kWh. Koha e zbatimit të projektit për 24 orë dhe me një vlerë investimi rreth 787 milionë lekë apo 6 milionë euro  pa TVSH (llogaritur me një kurs këmbimi 1 euro=133 lekë).

“Ministria e Energjisë dhe Industrisë lajmëron Z. Fatmir Kuçi, Përfaqësues ligjor i shoqërisë “Victoria Invest International” sh.p.k., Përfaqësues i Bashkimit te Përkohshëm “Victoria Invest International” sh.p.k. dhe “Victoria Invest” sh.p.k., se oferta e paraqitur më datë 30 Qershor 2017, për marrjen me koncesion te hidrocentralit “Lunik”, është pranuar. Afati i negocimit te Kontratës tuaj do te jete brenda 60 ditëve nga marrja e njoftimit te fituesit” thuhet në njoftimin e MEI.

Koncesioni do të jetë i formës partneritet-publik privat dhe me një afat 35 vjeçar.

Hidrocentrali i Lunikut

HEC-i i Lunikut pritet të ndërtohet në segmentin ujor të pellgut ujëmbledhës të Zallit të Lunikut nga kuota 273 metra mbi nivelin e detit deri në kuotën 492 metra mbi nivelin e detit duke respektuar kushtet teknike të projektimit dhe mos cenimit të objekteve që parashikohen të ndërtohen në këtë pellg ujëmbledhës.

Nga diskutimi i projekteve të mëparshme mësohet se mbi këtë lumë është parashikuar që të ngihen të paktën 5 hidrocentrale por situata e zbatimit të kontratave nuk është shumë e qartë për fazën e zbatimit.

Ajo që ka bërë që këto hidrocentrale të fitojnë vëmendje është fakti që kalojnë në Parkun Kombëtar të Librazhdit që në total ka tërhequr interes për 45

Kush është Victoria Invest

Kompania Victoria Invest nuk është e panjohur për publikun dhe as në regjistrin e koncesioneve. Ajo fitoi të drejtën për të ndërtuar një port jahtesh në komunën e Synejit në Kavajë së bashku me zviceranët e Finsec. Ky koncesion ka gjithashtu një afat 35 vjeçar dhe parashikon ndërtimin e një porti jahtesh me të paktën 800 vende akostimi, 150 apartamente dhe një hotel.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.