Interes për dy hidrocentrale në Kukës – 2 aplikime pranë MEI për HEC-et “Kalis” dhe “Zall-Kalis”, SCAN TV, 28 Korrik 2017
Janë dy aplikime që kanë ardhur pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë brenda pak ditësh, për të ndërtuar dy hidrocentrale në Kukës me kapacitet prodhues të përbashkët deri në 4 MW.
Një nga kërkesat vjen nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive “EPF” dhe “AR-ZA”, për të ndërtuar HEC-in e “Kalisit” me kapacitet 2 MW, i cili gjendet në përroin e Pereshticës, një degë e lumit Drini i Zi.
Nga dy partnerët në këtë investim të propozuar, shoqëria “EPF” ka si aktivitet kryesor prodhimin dhe shitjen e energjisë, ndërsa aktiviteti i shoqërisë “AR-ZA” është i përqendruar në instalimin, mirëmbajtjen dhe projektimin e impianteve civile dhe industriale të llojeve të ndryshme.
Ndërsa kërkesa tjetër për ndërtimin e HEC-it “Zall Kalis”, po ashtu me kapacitet 2 MW, vjen nga shoqëria “EL-PROM”. Në aplikim kërkohet ndërtimi i këtij hidrocentrali mbi lumin e Veleshices, një degë e Lumit Drin pranë Fshatit Kalis, Kukës.
Edhe kjo shoqëri aplikuese ka eksperiencë në fushën e prodhimit, transmetimit dhe shitjes së energjisë.
Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “info@albaniaenergy.org”.