Park fotovoltaik në ish-Kombinatin Metalurgjik, dy kompani aplikojnë në MEI, investimi 3.3 milionë euro, Revista Monitor, 27 Korrik 2017

Bizneset shqiptare duket se po priren gjithmonë e më shumë drejt eksplorimit të alternativave të reja për sigurimin e energjisë elektrike për konsum të brendshëm. Ndërtimi i parqeve fotovoltaike po rezulton si një praktikë që po ndiqet shpesh nëse vërejmë aplikimet që bëhen pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Shoqëria “Wonderland” Sh.P.K., ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë, aplikimin për ndërtimin e një parku fotovoltaik për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme, në zonën “Plug, Grabjan, Lushnje”, Qarku Fier me një sipërfaqe totale të projektit rreth 1.75 ha ku kapaciteti instaluar do të jetë 2 MW me një vlerë investimi rreth 1 milion Euro.

“Në objekt të aktivitetit të saj është prodhimi, tregtimi i produkteve bujqësore brenda dhe jashtë vendit. Projektim, ndërtim, administrim për vete dhe për të tretët, të një fushe fluturimesh për avion te lehtë në shërbim të bujqësisë. Tregti materiale ndërtimi, industriale, elektrike, makineri bujqësore, mekanike dhe mjete transporti” thuhet në ekstrakt.

E dyta është shoqëria “Inside Computer System” Sh.P.K për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Zonën e “Ish Kombinatit Metalurgjik – Elbasan” me një sipërfaqe totale të projektit rreth 50.000 m2 ku kapaciteti i instaluar do të jetë 2 MW me një vlerë investimi rreth 2.3 milion Euro.

Në objekt të kompanisë është import, eksporti dhe tregtimi me shumicë e pakicë i të gjitha llojeve te pajisjeve kompjuterike, paisjeve të teknologjisë së lartë, pajisjeve dhe mallrave elektrike, elektronike dhe elektroshtepiake, pajisjeve dhe mallrave të ndryshme të kancelarisë si dhe çdo produkti apo malli tjetër të lidhur me sa me sipër. Importi, eksporti dhe tregtimi me shumicë e pakicë i të gjitha llojeve të aksesorëve dhe pjesëve të këmbimit të tyre.

Vetëm gjatë korrikut pranë Ministrisë së Energjisë kanë mbërritur katër aplikime për parqe fotovoltaikë nga të cilat dy në qarkun Fier, një në Shkodër dhe një në Elbasan.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author at the “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.