Interes për parqe fotovoltaike – Dy aplikime, në Metalurgjikun e Elbasanit dhe në Lushnjë, Lorenc Rabeta/SCAN, 27 Korrik 2017

Pas Shkodrës e Fierit, dy aplikime të tjera janë paraqitur në Ministrinë e Energjetikes për ndërtimin e parqeve me energji diellore në zonën e ish Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit dhe në Plug të Lushnjës.

Shoqëria “Inside Computer System” ka aplikuar për pajisjen me autorizim për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Zonën e “Ish Kombinatit Metalurgjik – Elbasan” me një sipërfaqe totale të projektit rreth 50.000 m2 ku kapaciteti i instaluar do të jetë 2 MW. Vlera e investimit të këtij projekti është rreth 2.3 milion Euro.

Paralelisht Shoqëria “wonderland” ka aplikuar për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Zonën “Plug, Grabjan, Lushnje”, Qarku Fier me një sipërfaqe totale të projektit rreth 1.75 ha ku kapaciteti i instaluar do të jetë 2 MW me një vlerë investimi rreth 1 milion Euro.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author at the “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.