Shqipëria, agjenci për menaxhimin e rezervës së sigurisë së naftës, Revista Monitor, 26 Korrik 2017

Shqipëria pritet që brenda këtij viti të miratojë një ligj për krijimin e Agjencisë që do të menaxhojë rezervën e sigurisë së naftës. Kjo rezervë është si  garanci për mosparalizim të aktivitetit në vend, në rast mungese të furnizimit.

Sipas kalendarit të projekt-akteve që do të kalojnë në qeveri, në sektorin e energjisë, përfshihet edhe drafti “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale te sigurisë të naftës bruto dhe / ose nënprodukteve të saj’. Me shumë gjasa ky draft do të paraqitet në mbledhjen e qeverisë së re në muajin nëntor dhe pas kalimit të tij vendit tonë i lind detyrimi që deri në vitin 2022 të ketë krijuar rezervën e sigurisë.

Por sa është kjo rezervë? Sipas Ministrisë së Energjisë shuma e përgjithshme e rezervave të sigurisë në Republikën e Shqipërisë duhet të jetë të paktën 90 ditë e sasive te importeve mesatare ditore neto ose të paktën 61 ditë të mesatares ditore të sasisë te konsumit të brendshëm, cilado nga dy sasitë është më e madhe.

“Rezervat e sigurisë krijohen gradualisht dhe në mënyrë proporcionale në baze të Planit të Veprimit (më tej “plani i veprimit”), të përmendur në nenin 11 të këtij ligji dhe jo më vonë se data 31 dhjetor 2022” sqaron Ministria.

Draftligji  përcakton detyrimet për mbajtjen dhe menaxhimit të rezervave te sigurisë për naftën bruto dhe/apo nënprodukteve të saj për të garantuar një nivel të lartë të sigurisë së furnizimit me naftë në vend. E gjithë kjo sipërmarrje do të menaxhohet nga një Agjenci që do të ketë në objekt të sajin pikërisht mbajtjen e menaxhimit e rezervave duke ndryshuar krejtësisht praktikën aktuale.

Sot detyrimin e mbajtjes së rezervës së sigurisë e kanë kompanitë hidrokarbure që operojnë në treg, të cilat duhet të mbajnë rezerva për 90 ditë të importeve të tyre përkatëse vjetore. Kjo përcaktohet me një vendim të vitit 2004 i cili ka pësuar disa herë ndryshime dhe që rrit dukshëm kostot e operatorëve dhe ishte një nga argumentet që ata jepnin për mosreflektimin me shpejtësi të uljes së çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare në tregun vendas.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author at the “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.