
Shqipëria, agjenci për menaxhimin e rezervës së naftës, Revista Monitor, 26 Korrik 2017
Shqipëria, agjenci për menaxhimin e rezervës së sigurisë së naftës, Revista Monitor, 26 Korrik 2017 Shqipëria pritet që brenda këtij viti të miratojë një ligj për krijimin e Agjencisë që do të menaxhojë rezervën e sigurisë së naftës. Kjo rezervë është si garanci për mosparalizim të aktivitetit në vend, në rast mungese të furnizimit. Sipas kalendarit të projekt-akteve që do të kalojnë në qeveri, në sektorin e energjisë, përfshihet edhe drafti “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale te sigurisë të naftës bruto dhe / ose nënprodukteve të saj’. Me shumë gjasa ky draft do të paraqitet në mbledhjen e qeverisë së re në muajin nëntor dhe pas kalimit të tij vendit tonë i lind detyrimi që deri në vitin 2022 të ketë krijuar rezervën e sigurisë. Por sa…