Administrativja pezullon auditimin e KLSH-së për Albpetrolin, Shqiptarja.com, 25 Korrik 2017

Gjykata e Shkallës së Parë Administrative urdhëroi pezullimin e auditimit të KLSH për ndërmarrjen shtetërore Albpetrol.

Prej një muaj KLSH ka nisur auditin në Albpetrol.

Inspektorët e KLSH u penguan që të kontrollonin në kompani nga administratori Endri Puka.

Albpetrol i është drejtur Gjykatës Administrative për marrjen e masës të pezullimit të përkohshëm të veprimtarisë për auditimin në KLSH.

Argumentat që ngre Alpetrol në Gjykatë janë se në muajin shtator kompania do nis procedurat e privatizimit.

Sipas Alpetrol, prania e audituesve të KLSH dhe përpilimi i raporteve me shkelje nga ana e KLSH, do të sjellë prishjen e imazhit të kompanisë Alpetrol dhe rrezikimin e dështimit të privatizimit të kësaj kompanie.

Ndërsa KLSH ka pretenduar në sallën e gjykimit se KLSH është institucion shtetëror kushtetues që ka për kompetencë të ushtroj kontrolle tek institucionet shtetërore, që paguhen me fondet e buxhetit të shtetit.

KLSH kërkoi para gjykatës Administrative të Shkallës së parë që për këtë çështje të shpallen moskompetenca dhe të ndërpritej plotësisht gjykimi, por gjykata rrëzoi këto pretendime dhe vendosi të pezulloi totalisht auditimin e KLSH në ndërmarrjen shtetërore Alpetrol.

Juristet e KLSH tha se ky vendim mund të krijoi precedent të rrezikshëm, pasi çdo institucion shtetëror ku KlSH do te shkoj të kryej auditime mund ti drejtohet gjykatës dhe të pezulloj veprimtarinë ligjore dhe kushtetuese që ka KLSH për auditimin e fondeve për buxhetin e shtetit dhe institucionet buxhetore.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “info@albaniaenergy.org”.

 Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.