ERE licencon katër operatorë, AYEN modifikon licencën, Valamara merr “ok” për prodhimin, Revista Monitor, 25 Korrik 2017
Enti Rregullator i Energjisë(ERE) ka miratuar katër licenca të reja për energjinë, mes të cilave njëra është modifikim i një licence ekzistuese, dy për prodhim energjie dhe një tjetër për tregtim.
Sipas vendimeve rezulton që turqit e Ayen AS Energy kanë kërkuar që licenca e tyre të modifikohet për shkak të ndryshimit të fuqisë së instaluar si dhe kontratës koncesioneve me qeverinë.
Fillimisht turqve iu dhanë me koncesion HEC-et “Gojan”, “Gjegjan”, “Peshqesh” dhe “Fangu” por nga kontrata fillestare janë hequr HEC-et : “Gojan” dhe “Gjegjan” dhe është shtuar HEC-i i ri “Ura Fanit.”
Ndryshimi i kontratës koncesionare u bë me kërkesë të kompanisë e cila gjatë hartimit të projekt-zbatimit i rezultoi si zgjidhje më e leverdishme. Në total për hidrocentralet vlera e investimit mendohet të jetë 210 milionë euro.
Për të përshtatur licencën e vjetër me situatën reale të operimit të kompanisë, ERE miratoi modifikimin për një fuqi të instaluar prej 110.54MW.
Kompania “Energjia Valamara” sh.p.k dhe “Skatina HEC” sh.p.k janë licencuar të dyja për prodhimin e energjisë. E para për prodhimin në pesë hidrocentralet e saj si “Mesmal 1” me fuqi të instaluar 410 kW, “Mesmal 2” me fuqi të instaluar 1 473 kW, “Mesmal 3” me fuqi të instaluar 235 kW, “Selca 2” me fuqi të instaluar 2388W. Totali i fuqisë për shkon në 4506 kW.
Skatina nga ana tjetër ka marë miratimin për një hidrocentral me të njëjtin emër dhe me fuqi të instaluar prej 2677 kW.
ERE licencoi edhe EFT Tirana sh.p.k gjatë korrikut në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike.
Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author at the “info@albaniaenergy.org”.