Thatësira, më pak energji – Rezervat ujore ulen, Radio Televizioni SCAN, 24 Korrik 2017

Thatësira që ka përfshirë vendin ka goditur rëndë sistemin energjetik, i cili bazohet tërësisht në burimet hidrike. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare raportoi se prodhimi vendas i energjisë u ul me 26.3 për qind në gjysmën e parë të vitit.

Sipas KESH, për periudhën janar-qershor të këtij viti, kaskada e Drinit prodhoi vetëm 2050 giga vat energji nga 2784 giga vat që u prodhua në gjysmën e parë të vitit të kaluar.

“Top Channel” raporton se “mungesa e reshjeve ka përgjysmuar prurjet e ujit që ushqejnë basenet e hidrocentraleve”. Sipas të dhënave zyrtare në gjysmën e parë të vitit prurjet mesatare të ujit në liqenin ishin vetëm 146 metër kub në sekondë nga 306 metër kub në sekondë që ishin janar qershorin e 2016-ës.

Prej muajit të kaluar Shqipëria është duke importuar energji në sasi të mëdha për të përballuar konsumin vendas. KESH aktualisht prodhon vetëm duke shfrytëzuar prurjet natyrale të kaskadës për të ruajtur kuotat e ujit në basene, të cilat kanë zbritur në nivele minimale.

Sipas të dhënave, aktualisht niveli i ujit në liqenin e Fierzës është 270.7 metër ose 20.3 metër më i ulët se sa një vit më parë. Kjo përkthehet në një deficit prej 800 giga vatësh në rezervën energjetike të vendit.

Sipas parashikimeve prodhimi vendas do të bjerë edhe më shumë gjatë muajve në vijim. KESH dhe OSHEE do të vazhdojnë importet e larta të energjisë, të paktën edhe për dy muajt e ardhshëm çka pritet të ndikojë jo pak financat e tyre, por dhe gjithë sistemit energjetik.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.