ERE hap konsultimin mbi rregulloren e transparencës, Dr Lorenc Gordani, 24 Korrik 2017

Enti Rregullatorë i Energjisë (ERE) ka hapur se fundmi konsultimin mbi rregulloren e transparencës. Për sa me sipër ERE ka ftuar te gjithë aktoret e interesuar përfshire ACERC-ne te sjellin opinionet e tyre brenda afateve te konsultimit. Rregullore qe me pas do hyje në fuqi menjëherë pas miratimit nga ana e Bordit të ERE-s.

Rregullorja do te përcaktoj tërësinë e rregullave mbi procedurat dhe kërkesat lidhur me publikimin në kohë të të gjitha të dhënave mbi konsumin, transmetimin, prodhimin e tregun balancues si të dhëna kyçe të tregut, dhe njëkohësisht disponibilitetin e tyre për të gjithë pjesëmarrësit e tregut të energjisë, si një parakusht për funksionimin e tregut të energjisë elektrike në mënyre transparente dhe jo diskriminuese.

Kjo Rregullore gjithashtu përcakton detyrimet e operatoreve publike si ai i sistemit të transmetimit, i sistemit të shpërndarjes dhe operatorit të sistemit të mbyllur të shpërndarjes, prodhuesve të energjisë elektrike dhe klientëve fundorë, në lidhje me publikimin e të dhënave të tregut dhe çështjeve të tjera të nevojshme në publikimin e tyre.

Mbi sa me siper Operatori i Sistemit të Transmetimit do të publikojë të dhënat e përcaktuara në nenet 5.10 dhe 5.12 të këtyre Rregullave, duke filluar nga data 31 dhjetori 2017 dhe të dhënat e përcaktuara në nenet 4.14, 4.16, 5.6, 5.8, 6.4, 6.5, 6.6, 6.10, 6.11 dhe 6.12 të këtyre Rregullave, duke filluar nga data 1 Janar 2018. Ndërsa Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të dorëzojë të dhënat e përcaktuara nga neni 3.1 i këtyre Rregullave, Operatorit të Sistemit të Transmetimit, duke filluar nga data 1 Janar 2018.

Prodhuesi do të dorëzojë të dhënat e përcaktuara nga neni 5.9 i këtyre Rregullave, Operatorit të Sistemit të Transmetimit, duke filluar nga data 1 Janar 2018. Të dhënat në lidhje me parashikimin dhe prodhimin aktual nga energjia diellore dhe ajo e erës nga nenet 5.4. dhe 5.1 të këtyre Rregullave, do të publikohet atëherë kur pjesa e energjisë elektrike të prodhuar nga këto burime të rinovueshme të tejkalojë 5% të totalit të prodhimit vjetor të energjisë elektrike. Operatori i Sistemit të Transmetimit do të informojë në kohë prodhuesit, Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes dhe Operatorët e Sistemeve të mbyllura të Shpërndarjes, në lidhje me plotësimin e kushtit të mësipërm.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.