
OSHEE hap vetë tenderin për importin e energjisë elektrike, Revista Monitor, 24 Korrik 2017
OSHEE hap vetë tenderin për importin e energjisë, KESH nuk përdor dot kredinë e BB, Revista Monitor, 24 Korrik 2017 Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ashtu siç pritej ka hapur këtë të hënë procedurën për blerjen e energjisë për periudhën 1 deri më 31 gusht. Në fakt kompania ka bërë vetëm shpalljen, në mënyrë që palët e interesuara të shprehin interes. OSHEE pret oferta për tre opsione furnizimi. OSHEE ka ftuar operatorët që të bashkëngjisin oferta për sigurimin e një fuqie deri 170 MW në harkun kohor 00:00-24:00, pra plotësisht import për periudhën nga 1-31 gusht. Së dyti, mund të jepen oferta për një fuqi deri në 350 MW në periudhën orare 07:00-23:00, pra për 16 orë furnizim. Opsioni i tretë për të cilën kompanitë e interesuara mund…