Hidrocentrali i Lanabregasit – Pullazi: 25 mln lekë fitim në muaj, 50% i kalon UKT, Nertila Doko/SCAN, 19 Korrik 2017

Rreth 25 milionë lekë është fitimi mujor i hidrocentralit të Lanabregas, nga prodhimi i energjisë elektrike. Florian Pullazi, administrator i këtij HEC-i, në një prononcim për SCAN theksoi se, 2016-a ka qenë viti më i mirë i prodhimit të energjisë, rreth 37 milionë kilovat/orë, nga 40 milionë që është kapaciteti në total.

Nga fitimi vjetor i vitit të kaluar, 50% i kalojnë pronarit të vetëm të HEC-it të Lanabregasit, Ujësjellës Kanalizime Tiranë. Pullazi shtoi se prodhimi varet nga sasia e ujit dhe se vera është më problematike për shkak të thatësirës.

“Teknikisht jemi në punë 8400 orë, në një kohë kur hidrocentralet e tjera në Shqipëri mesa kam unë informacion, nuk e bëjnë këtë prodhim, sepse duke u varur nga basenet e tyre, nga ujëmbledhësit që ata kanë nuk janë në shfrytëzim 24 orë. Ne prodhojmë diku te 25 milionë lekë në muaj energji elektrike, pra duke bërë llogari gjysmën e kësaj fature ne ja paguajmë Ujësjellësit të Tiranës, pasi Enti Rregullator i Ujit ka vendosur një çmim shumë kohë përpara. Kështu ne i paguajmë ujësjellësit çdo metër kub që përdorim për prodhimin e një kilovat energjie në orë”.

Sipas Pullazit, ky HEC është gati për të konkurruar me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, pasi i plotëson të gjitha kushtet.

“Ne jemi të gatshëm dhe kemi bërë edhe investimet e duhura duke bërë matjen elektronike, kemi kthyer ato matjet e vjetra dhe në saj të performancës së mirë, duke krijuar të ardhura dhe ne kemi bërë investim për sa i përket matjes, duke ecur njëkohësisht me tregun e energjisë elektrike dhe duke plotësuar të gjithë ato kushte që kërkon liberalizimi i tregut të energjisë. Jemi të gatshëm tanimë si hidrocentral. Ne përpara disa muajsh kemi ndërmarrë këtë investim. Në momentin që tregu do të liberalizohet edhe për ne është më e mirë situata në rast se do të shesim në oraret pikut, që çmimi i energjisë do të jetë më i shtrenjtë”, tha Pullazi.

HEC-i i Lanabregasit është ndërtuar gjatë viteve 1948 dhe ka filluar prodhimin e energjisë elektrike në vitin 1951. Ky HEC furnizohet nga burimet e Shën Mërisë dhe Selitës. Kapaciteti i instaluar është 5 MegaWatt. Pas vitit 2012, HEC-i i Lanabregasit kaloi në pronësi të Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.