Park fotovoltaik 2.6 Ha në Fier – Aplikimi i dytë për park fotovoltaik nga “Osoja-Energy”, Lorenc Rabeta/SCAN, 17 Korrik 2017

Pas Shkodrës, një tjetër park që shfrytëzon energjinë diellore pritet të ndërtohet në qytetin e Fierit.

Televizioni Scan ka mësuar se Shoqëria “Osoja-Energy” ka shprehur interesin dhe ka paraqitur zyrtarisht pranë Ministrisë së Energjetikes, aplikimin për ndërtimin e një parku fotovoltaik për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme, me kapacitet 2 Mega Watt, në zonën “Sheq Marinas”, Fier.

Parku do të shtrihet në një sipërfaqe totale prej rreth 2.6 hektarësh, ku kapaciteti i instaluar do të jetë 2 Mega Watt me një vlerë investimi rreth 2 milion Euro.

Në faqen e vet zyrtare, Ministria ka lënë një afat 15 ditor për shprehjen e objeksioneve ose komenteve për këtë projekt.

Nga të dhënat e publikuara në Qendrën Kombëtare të regjistrimit rezulton se Shoqëria “Osoja-Energy” është themeluar në vitin 2013 me administrator Henri Aleksin.

Ka një interes në rritje për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme dhe specifikisht nga dielli. Vetëm pak ditë më parë ishte kompania IN Food sh.p.k , e cila aplikoi për ndërtimin e  një parku fotovoltaik me kapacitet 1.975 Mega Watt, në zonën “Gomsiqe”, të  Qarkut Shkodër.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author at the “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.