Energjia nga dielli, qeveria garant për blerjen, Botuar nga Top Channel me 17 Korrik 2017
Që vendi të mos përballet në periudhë thatësirash me koston e lartë e të blerjes së energjisë nga importi, qeveria po nxit diversifikimin e burimeve për prodhimin e energjisë, për të zbutur varësinë 100 % nga uji. Ministria e Energjisë thotë se për shkak të klimës, rendimentin më të lartë e ka energjia diellore. Kërkesat e para për prodhues deri në 2 megavat ose sa një hidrocentral i vogël kanë mbërritur. “Ministria ka regjistruar mbi 10 subjekte për dhënien e autorizimeve në mënyrë të përshpejtuar.
Nëse procesi vijon normalisht, fillimi i vitit që vjen ose në këtë kohë vitin tjetër do ti kemi të instaluara”, tha Entela Cipa, Ministria Energjise dhe Industrisë.
Për këto investime, qeveria garanton blerjen e energjisë me një cmim që do të përcaktohet nga ERE. Ndërsa për investime më të mëdha ofrohet dhe asistenca teknike e financiare e Berzh.
“Kalojnë përmes ankandit, berzh do të asistojë 60 % të investimit, bëhet fjalë për 30 50 mega”, thotë Cipa.
Më shumë kohë do të kërkojnë investimet e para në prodhimin nga era sic është parku eolik në Tepelenë.
“Është pak më e vështirë sepse kërkon matje për 1 deri në 2 vjet për llogaritjen e erës”, thotë ajo më tej.
Ndërsa brenda vitit 2020 kur dhe nis punën gazsjellësi Trans Adriatik, qeveria synon të gjendet investimi për të vënë në punë TEC-in e Vlorës përmes gazit natyror.
Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.