
Park i ri fotovoltaik 2.6 Ha në Fier nga “Osoja-Energy”, Lorenc Rabeta/SCAN, 17 Korrik 2017
Park fotovoltaik 2.6 Ha në Fier - Aplikimi i dytë për park fotovoltaik nga “Osoja-Energy”, Lorenc Rabeta/SCAN, 17 Korrik 2017 Pas Shkodrës, një tjetër park që shfrytëzon energjinë diellore pritet të ndërtohet në qytetin e Fierit. Televizioni Scan ka mësuar se Shoqëria “Osoja-Energy” ka shprehur interesin dhe ka paraqitur zyrtarisht pranë Ministrisë së Energjetikes, aplikimin për ndërtimin e një parku fotovoltaik për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme, me kapacitet 2 Mega Watt, në zonën “Sheq Marinas”, Fier. Parku do të shtrihet në një sipërfaqe totale prej rreth 2.6 hektarësh, ku kapaciteti i instaluar do të jetë 2 Mega Watt me një vlerë investimi rreth 2 milion Euro. Në faqen e vet zyrtare, Ministria ka lënë një afat 15 ditor për shprehjen e objeksioneve ose komenteve për këtë projekt.…