Shpallet fituesi për zonën e Spitallës, investimi 38.4 mln euro, ECS Adriatic, 15 Korrik 2017
Ministria e Zhvillimit Ekonomik me vendimin e saj, ka shpallur kompaninë fituese që do të zhvillojë zonën industriale në Spitallë të Durrësit.
Sipas ministrisë, konsorciumi fitues është bashkimi i përkohshëm i kompanive “Pelikani”, “Vëllezërit Hysa” dhe “Best Construction”, me një vlerë financiare prej 38,4 mln euro.
Mësohet se kompania e shpallur fituese, ka në plan që në zonën e Spitallës, të ndërtojë një fabrikë të pasurimit të ferrokromit.
Nëse do të gjejë zbatim, ky projekt mund të ketë ndikim në mjedis, pasi Spitalla është vetëm 2 km larg zonës turistike të Gjirit të Lalzit apo Hamallajt.
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave e ka marrë ketë vendim pas shtyrjes me dy herë te afatit për shpalljen e fituesit.
Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “info@albaniaenergy.org”.