Rama në konferencë për mediat për Samitin e Triestes: 5 projektet për të cilat Shqipëria mori mbështetje, Osman Dedja/SCAN, 14 Korrik 2017

Kryeministri Rama ka mbajtur një konferencë për mediat pas Samitit të zhvilluar në Trieste, ku ishin pjesëmarrës liderët e vendeve të rajonit.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se pika e përbashkët e këtij samiti ishte krijimi i një tregu të përbashkët në rajon, duke hequr barrierat penguese dhe jotarifore.

“Pika e përbashkët e këtij samiti ishte krijimi i një tregu të përbashkët, si pjesë e rëndësishme e projektit. Rritje e kapaciteteve tona të rajonit për të pasur një treg të përbashkët dhe të gjerë, për një treg importues dhe eksportues në rajon, duke hequr barriera penguese, jotarifore. Nuk përbën absolutisht një lidhje alternative por përkundrazi përbën një përpjekje komplementare me atë të integrimit të vendeve tona dhe të rajonit në BE.

Nuk ka broçkull më të madhe për t’u evidentuar, si kulmi i marrëzisë në interpretimin e këtij projekti sesa broçkulla e rikrijimit të Jugosllavisë. Ajo që ka rëndësi është se jemi duke hedhur hapa përpara në një proces tërësor bashkëpunimi dhe ndërveprimi mes vendeve të rajonit, që deri para fillimit të procesit të Berlinit ishte e paimagjinueshme se mund të ndodhte në një hark kohor kaq të shkurtër.

Përmes këtyre hapave jemi duke zhvilluar në mënyrë tërësisht komplomentare me axhendën e integrimit në BE, një axhendë rajonale, ashtu siç axhenda të tilla janë zhvilluar më parë mes vende fqinje të BE. Edhe sot e gjithë ditën gjurmët apo vazhdimësia e këtyre lloj bashkëpunimeve në rajone të caktuara të Evropës janë të prekshme dhe evidente, për këdo që do të kuptojë dhe do të mësojë pa thënë fjalën e fundit të parën dhe pa folur broçkulla”, tha Rama.

5  projektet ku Shqipëria mori mbështetje

Në thirrjen e fundit për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria fitoi mbështetjen për 5 projekte, një prej tyre rajonal.  Shqipëria mori mbështetje për këto projekte:

-Rindërtimi i kalatave 1 dhe 2 në Portin e Durrësit;

-Mbështetje për ndërtimin e By-Pass-it të Lezhës;

-Zhvillimin e sipërmarrjes dhe turizmit ndërkufitar në Liqenin e Shkodrës;

-Mbështetje për ndërtimin e HEC-it të Skavicës;

-Projekti rajonal i sektorit energjetik në linjën e transmetimit me OST-në.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.