Revokohen 20% e lejeve minerare – Ministria e Energjisë nis procesin për 145 leje minerare, Lorenc Rabeta/SCAN, 12 Korrik 2017

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka nisur procesin e revokimit për rreth 20% të lejeve minerare që janë aktualisht aktive në gjithë territorin.

Institucioni ka publikuar në faqen e vet zyrtare listën me 145 lejet në proces revokimi nga 696 licenca që numërohen në total. Të gjitha kompanitë që zotërojnë licencat, janë njoftuar përmes një shkrese zyrtare të Ministrisë për nisjen e procedurave të revokimit të lejeve.

Disa prej lejeve në proces revokimi janë dhënë në vitet 1995-1996, ndërkohë që pjesa dërrmuese e lejeve në proces revokimi i përkasin periudhës 2005-2013.

Në letrat dërguar kompanive përkatëse, Ministria ka argumentuar edhe arsyet e revokimit të lejeve, të cilat nisin nga skadimi i afatit, deri te mospërmbushja e detyrimeve kontraktuale.

Revokimi i lejeve minerare problematike është një proces i nisur prej vitesh. Sipas Ministrisë së Energjisë një prej shkaqeve kryesore ka qenë mospërmbushja e investimeve të përcaktuara në kontratat minerare lidhur me kushtet teknike dhe sigurinë e minatorëve.

Problem i përhershëm ka qenë edhe mospërmbushja e detyrimit të kompanive që zotërojnë për të kryer rehabilitimin mjedisor të zonave ku operojnë.

Nga ana tjetër, një pjesë e mirë e kompanive që zotërojnë lejet minerare janë jo korrekte në dorëzimin e pasqyrave financiare.

Shkalla shumë e lartë e evazionit të industrisë minerare evidentohet edhe nga Sekretariati Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse.

Raportet e këtij organizmi ndërkombëtar transparence kanë prodhuar të dhëna shqetësuese për industrinë minerare në Shqipëri, për shkak të të ardhurave minimale në arkën e shtetit dhe shkallës së ulët të transparencës në të gjithë sektorin.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.