Ringritja e Institutit Shkencor të Hidrokarbureve, MEI tryezë me grupet e interesit, MEI, 13 Korrik 2017
Në mjediset e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë u zhvillua takimi konsultativ me grupet e interesit në funksion të hartimit të akteve nënligjore për ringritjen e Institutit Shkencor të Hidrokarbureve. Aktet vijnë në zbatim të ndryshimeve të fundit në Ligjin Nr. 6/2017 “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”.
Rikrijimi i Institutit Shkencor të Hidrokarbureve është konsideruar i domosdoshëm, pasi është ndjerë në mënyrë thelbësore mungesa e tij, nga momenti kur ish-Qendra Kombëtare Shkencore e Hidrokarbureve u shkri në vitin 2006.
Gjatë takimit me grupet e interesit, Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri theksoi se krijimi i Institutit do të mundësojë rritjen e kompetencës teknike dhe shkencore të palës shqiptare në industrinë hidrokarbure në përgjithësi dhe sidomos në aktivitetin e kërkimit dhe prodhimit, të cilat do të rrisin efektivitetin dhe eficencën e shfrytëzimit të vendburimeve hidrokarbure, që sikundër dihet janë shteruese, jo të rinovueshme, dhe strategjike për zhvillimin ekonomik të vendit, dhe jo vetëm.
Për këtë arsye do të bëhet edhe një riorientim i kompetencave dhe detyrave të AKBN që lidhen me aktivitetin e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve, e cila do të përqendrohet më shumë në monitorimin dhe ndjekjen e operacioneve hidrokarbure.
Instituti do të angazhohet në kryerjen e studimeve, të analizave, të konsulencës dhe të materialeve oponente, të monitorimit, në interes të organeve dhe të institucioneve shtetërore gjatë kryerjes së operacioneve hidrokarbure për kërkimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në territorin shqiptar, si dhe në sektorët e përpunimit, transportimit, depozitimit e tregtimit të lëndëve e produkteve hidrokarbure.
Instituti shkencor i hidrokarbureve do të administroje të dhënat gjeologo-gjeofizike, teknike, ekonomike, duke realizuar ekskluzivitetin e pronësisë së shtetit mbi të dhënat që lidhen me veprimtaritë e kërkimit dhe të prodhimit të hidrokarbureve në Shqipëri, ato historike dhe të krijuar rishtas në sektorin e hidrokarbureve.
ISHH është parashikuar që të realizoje edhe studime fondamentale në fushat e gjeologjisë, gjeofizikes dhe teknologjisë se shpimit dhe nxjerrjes se naftës dhe shpimit të puseve; studime për gjendjen mjedisore dhe impaktet e industrisë së naftës në mjedis duke parashikuar dhe masat për minimizimin e këtyre impakteve, studime për projektime mekanike, sipërfaqësore të industrisë se naftës e gazit; studime mbi infrastrukturën e grumbullimit, ruajtjes, transportimit të naftës e gazit në rezervuarët mbi dhe nëntokësore, si dhe stokimin e gazit në rezervuarët natyrore.
Për përgatitjen e gjitha akteve të nevojshme nënligjore në zbatim të ligjit bazë, Ministria e Energjisë dhe Industrisë është duke u asistuar nga ana e konsulentit Roland Berger në kuadër të projektit “Për ngritjen e kapaciteteve për zhvillimet në përmasa të mëdha të infrastrukturës së gazit në Shqipëri”, të financuar nga Qeverisa e Konfederatës Zvicerane.
Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.
“Instituti Shkencor i Hidrokarbureve” nuk është ringritje e ish Institutit të Kërkimeve të Naftës dhe të Gazi në Fier, i cili merej me kërkimin e naftës dhe të gazit. Ky i ashtuquajtur “Institut Shkencor i Hidrokarbureve” nuk meret me kërkimet e naftës dhe të gazit. Pra, ky nuk është ringritje e institutie të dikurshëm. Fjala ringritje është mashtrim.
Përse i duhet qeverisë ky “Institut”? Ky institut i duhet qeverisë për t’u justifikuar para popullit.
+Shkaktohen “tërmete” nga kompania Bankers në Marinëz, që shkaktojnë dëme në banesa etj.? Ky “Institut Shkencor” vërteton se tërmetet janë natyral, dhe nuk i ka shkaktuar kompania!!
+Ndotet mjedisi nga nafta? “Instituti Shkencor” vërteton se nuk po ndotet nga kompania…
+Dëmtohen vendburimet nga shfrytëzimi barbar? “Instituti” vërteton “shkencërisht” se nuk po dëmtohen…
Hajde Institut , hajde!!
Të nacionalizohet (shtetëzohet) nafta dhe gazi i gjithë Shqipërisë. Naftën dhe gazin t’i kërkojnë dhe shfrytëzojnë vet shqiptarët, për mirqënien e tyre.