
MEI, ringre Institutin Shkencor te Hidrokarbureve, MEI, 13 Korrik 2017
Ringritja e Institutit Shkencor të Hidrokarbureve, MEI tryezë me grupet e interesit, MEI, 13 Korrik 2017 Në mjediset e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë u zhvillua takimi konsultativ me grupet e interesit në funksion të hartimit të akteve nënligjore për ringritjen e Institutit Shkencor të Hidrokarbureve. Aktet vijnë në zbatim të ndryshimeve të fundit në Ligjin Nr. 6/2017 “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”. Rikrijimi i Institutit Shkencor të Hidrokarbureve është konsideruar i domosdoshëm, pasi është ndjerë në mënyrë thelbësore mungesa e tij, nga momenti kur ish-Qendra Kombëtare Shkencore e Hidrokarbureve u shkri në vitin 2006. Gjatë takimit me grupet e interesit, Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri theksoi se krijimi i Institutit do të mundësojë rritjen e kompetencës teknike dhe shkencore të palës shqiptare në industrinë hidrokarbure në përgjithësi…