“Boom-i” i Shërbimeve Energjetike në Shqipëri nga Dr Lorenc Gordani, 11 Korrik 2017
Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm për kontraktim te performancës energjetike me kursime të konsiderueshme në ndërtesat publike dhe sektorët e tregtisë dhe industrisë. Megjithatë sipas Planit te Dytë dhe te Tretë Kombëtar te Veprimit për Efiçencën e Energjisë për Shqipërinë, 2016-2020, pavarësisht gjendjes se dobët te stokut aktual të ndërtesave pengesat për zbatimin e kontraktimit të shërbimeve energjetike për sektorin e banesave vazhdojnë te jene të mëdha.
Deri me tani, kompanitë e interesuar për shërbime energjetike (ESCO) mund të pajisen me licencë, sipas ligjit nr. 10081 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”. Megjithatë, tregu për ESCO-t dhe kontraktimi i performancës energjetike në vend kanë qenë i kufizuara nga mungesa e një kuadri rregullator të qartë dhe procesit të licencimit, opsioneve të financimit dhe stimujve, si dhe njohjes së kostove dhe pasjes së eksperiencës në furnizim.
Në Shqipëri nuk ka kompani të fuqishme, të cilat mund të sigurojmë koordinimin e zhvillimit të tregut për produkte dhe shërbime me EE, gjë që sjell një ndarje te furnizimit dhe opsioneve të shërbimeve e cila sjelle si rrjedhoje mungesën e ekspertizës për sigurimin e masave për EE-në. Kjo mungesë e tregut për furnizimin me produkte dhe shërbime me EE është një kufizim për zhvillimin e këtij sektori.
Kombinimi i një furnizimi të pakoordinuar të tregut me mungesën e kodeve të praktikës dhe niveleve të ulëta të informimit lidhur me kriteret për EE-në (p.sh. nëpërmjet etiketimit), çon drejt vendimeve për blerjen e produkteve bazuar në çmimin më të lirë sesa në cilësinë. Kjo nxjerr në pah rëndësinë shtesë jo vetëm për zbatimin e një platforme të fortë të monitorimit dhe verifikimit, por gjithashtu edhe zbatimin e standardeve të garantimit të cilësisë në mbështetje të masave për EE-në.
Ligji për efiçiencën e energjisë, i sapo miratuar, ka për qëllim të ofrojë bazat për të luftuar këtë çështje. Ky ligj kërkon që Ministri i Energjisë dhe Industrisë të miratojë kategoritë, kushtet, kërkesat e kualifikimit e të ekspertizës profesionale që duhet të kenë kompanitë që do të licencohen. Shërbimet energjetike mund të sigurohen me negocim të lirë ndërmjet palëve, të termave dhe kushteve, përveçse kur ato sigurohen nga një program i financuar nga Fondi për Efiçiencën e Energjisë.
Në këto rrethana, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, me propozimin e Agjencisë për Efiçiencën e Energjisë, do të miratojë kontrata standarde për shërbimet energjetike. Përderisa mundësitë e financimit tregtar në këtë fushë mund te vazhdojnë të mungojnë, në fazat e para të zhvillimit të tregut Fondi për Efiçiencën e Energjisë mund të jetë një burim shumë i rëndësishëm për financim. Gjithsesi ligji për efiçiencën e energjisë, kërkon që financimi i shërbimeve energjetike nga Fondi duhet t’i nënshtrohet procedurave të hapura konkurruese.
Masa e propozuar mbi promovimin e kontraktimit të performancës energjetike, synojnë rritjen maksimale të potencialit të ESCO-ve, promovimi/marketingu i mundësive, si jetësore, veçanërisht duke marrë parasysh nivelin e ulët të njohurive në entet qendrore dhe zyrat e prokurimeve të bashkive, lidhur me format e kontratave të shërbimeve energjetike. Këto masa janë ngushtësisht te harmonizuar me trajnimin e audituesve të energjisë dhe përditësimin e rregullave të prokurimeve publike me qëllim që të reflektohen kriteret e EE-së dhe kostot e ciklit të jetëgjatësisë.
Detajet financiare për investimet ESCO, të prokuruara nga një agjenci publike do të garantohen nga kursimet e energjisë nuk duhet të jenë borxh publik dhe pagesat sipas EPC-së duhet të jenë plotësisht të lejuara si një zë i buxhetit (aktualisht kërkojnë miratim nga Thesari). Ndërsa në Shqipëri buxhetet shumëvjeçare lejohen me miratimin e Ministrisë së Financave, aktualisht entitetet publike duhet të përgatisin parashikimet 3-vjeçare. Prandaj propozohet planifikimi buxhetor afatgjatë dhe miratimi i pagesave, sipas një EPC-je, si një zë buxheti plotësisht i lejuar.
MEI është përgjegjëse për përgatitjen e akteve nënligjore të kërkuara (për t’u miratuar nga Këshilli i Ministrave) mbi kategoritë, kushtet, kërkesat e kualifikimit e të ekspertizës profesionale që duhet të kenë kompanitë e shërbimeve energjetike. Megjithatë, zbatimi me sukses i këtyre maseve do të kërkojë përfshirjen e shumë entiteteve shtetërore, duke përfshirë Ministrinë e Financave me ndihmën lidhur me ndryshimet në udhëzimet për buxhetin, Agjencinë për Efiçiencën e Energjisë dhe Fondin për Efiçiencën e Energjisë në nxitjen dhe mbështetjen me financime të projekteve ESCO.
Nga tjetër aspekt qe kërkohet është trajnimi për specialistët e prokurimeve mbi mënyrën si të trajtohen tenderat ESCO, për APP-në dhe bashkitë në shqyrtimin e ESCO-ve në prokurimet publike. Siç edhe krijimi dhe zhvillimi i shoqatave tregtare dhe kodeve përkatëse të praktikës, si edhe thellimi i kuptimit të kontraktimit ESCO nga bankat e nivelit të dytë do të jenë shumë të rëndësishme.
Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.