
Climate change effects on water use for energy industry by Dr Lorenc Gordani, 11th June 2017
Climate change effects on water use for energy industry by Dr Lorenc Gordani, 11th June 2017 Prodhimi i energjisë hidrike është burimi kryesor i prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri, duke zënë 99% të prodhimit energjetik aktual të brendshëm të Shqipërisë. Aktualisht, prodhimi ndryshon afërsisht nga 2900 GWh në vite shumë të thata deri në pothuajse 6,000GWh në vite me shumë lagështirë, siç sillet ne draft raportin “Përgatitja dhe Zbatimi i një Strategjie MIBU” nga Mott MacDonald. Mbështetja pothuajse ekskluzive në energjinë hidrike për furnizimin me energji elektrike e bën prodhimin vjetor Shqiptar shumë të varur nga ndryshueshmëria e kushteve hidrologjike. Gjatë viteve të thatë, energjia elektrike hidrike mund të bjerë deri në 40% nën mesataren e prodhimit afatgjatë (siç edhe ka ndodhur në vitin 2007) ose të rritet 60%…