Pronat e A.S Petroleum dalin për herë të tretë në shitje, për 877 mijë euro, Revista Monitor, 5 Korrik 2017

Pronat e kompanisë së karburanteve A.S Petroleum do të dalin në shitje për herë të tretë, njoftoi përmbaruesi Vasil Shandro, me një çmim total fillestar prej rreth 877 mijë eurosh.

Në shitje kanë dalë një tokë arë me sipërfaqe 625 m2, në Borakë Durrës, me një çmim fillestar prej 28, 728 euro; Truall me sipërfaqe 4950 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 884.29 m2, po në Borakë Durrës, me çmim fillestar 708,624 euro; Tokë arë me sipërfaqe 1720 m2, në Borakë me çmim fillestar 78,120 euro dhe një truall me sipërfaqe 1000 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 90 m2, për një çmim fillestar prej 61,488 euro.

Ankandi do të zhvillohet më 19 korrik. Në ankandin e dytë, çmimi fillestar i ankandit ishte 974 mijë euro dhe në të parin rreth 1.4 milionë euro.

Pronat janë nxjerrë në shitje, teksa kompania nuk ka paguar kredinë e marrë nga Alpha Bank. Që në muajin shkurt, banka i ka kërkuar shoqërisë së tregtimit me pakicë A.S. Petroleum sh.p.k. të paguajë detyrimin e kredisë prej 279,452,593.81 lekësh, apo rreth 2 milionë euro. Kredia është marrë në janar të vitit 2015.

Për vitin 2015, kompania A.S. Petroleum kishte të ardhura prej rreth 400 mijë eurosh dhe fitim para taksave prej 35 mijë eurosh, sipas bilancit të dorëzuar në QKB.

Tregtimi i naftës është një sektor që ka lëvizje të mëdha, me mbyllje të kompanive, apo rritje stratosferike të tyre brenda një periudhe të shkurtër kohore. Aktorët e tregut pohojnë se tregu i naftës ka luhatje shumë të mëdha, duke qenë dhe sektori që ka më shumë falimentime. Çdo vit falimentojnë 2-3 kompani.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.