Pronat e A.S Petroleum dalin në shitje për 877 mijë euro

Pronat e A.S Petroleum dalin në shitje për 877 mijë euro

Informim
Pronat e A.S Petroleum dalin për herë të tretë në shitje, për 877 mijë euro, Revista Monitor, 5 Korrik 2017 Pronat e kompanisë së karburanteve A.S Petroleum do të dalin në shitje për herë të tretë, njoftoi përmbaruesi Vasil Shandro, me një çmim total fillestar prej rreth 877 mijë eurosh. Në shitje kanë dalë një tokë arë me sipërfaqe 625 m2, në Borakë Durrës, me një çmim fillestar prej 28, 728 euro; Truall me sipërfaqe 4950 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 884.29 m2, po në Borakë Durrës, me çmim fillestar 708,624 euro; Tokë arë me sipërfaqe 1720 m2, në Borakë me çmim fillestar 78,120 euro dhe një truall me sipërfaqe 1000 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 90 m2, për një çmim fillestar prej 61,488 euro. Ankandi do të zhvillohet më 19 korrik.…
Read More
Eagle LNG, gazsjellësi Shqipëri-Itali, nga Revista Monitor, Postuar me 07 Korrik 2017

Eagle LNG, gazsjellësi Shqipëri-Itali, nga Revista Monitor, Postuar me 07 Korrik 2017

Informim
Eagle LNG, gazsjellësi Shqipëri-Itali, nga Revista Monitor, Postuar me 07 Korrik 2017 Projekti është ende në letër. Dhe, për sa kohë që çdo gjë shkon pa probleme, nuk do të përfundojë para vitit 2020, kur pritet, të paktën afatit zyrtar, fillimi i aktiviteteve komerciale. Quhet Eagle Lng, parashikon një terminal rigazifikimi bazuar në një anije FSRU në ujërat shqiptare (d.m.th. një njësi lundruese rigazifikimi dhe stokimi) e lidhur me një tubacion detar midis Italisë dhe Shqipërisë. Projekti është paraqitur në Romë, në 6 korrik, nga guvernatori i Puglia, Michele Emiliano, nga drejtori i grupit Falcione, Fabio Greco, dhe nga CEO, promotor i projektit, Edmondo Falcione, shkruan Il sole24. Kostoja totale është rreth 660 milionë euro dhe përfshin investimin për anijen dhe terminalin LNG dhe ndërtimin e gazsjellësit. Eagle Lng shfaqet…
Read More
Thatësira, 23.6 mln euro importe për korrikun

Thatësira, 23.6 mln euro importe për korrikun

Informim
Thatësira, 23.6 mln euro importe për korrikun, Revista Monitor, 5 Korrik 2017 Ndërsa pak muaj më parë, niveli i Fierzës qe ndër më të lartit në histori dhe prodhimi qe i bollshëm, menjëherë pas zgjedhjeve të 25 qershorit, kompanitë e sektorit kanë hapur procedura për importe të larta ndërkohë që të dhënat financiare e teknike kanë muaj që nuk publikohen. Viti 2016 qe nga më të suksesshmit për prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri, për shkak se reshjet qenë të bollshme. Niveli i Fierzës qe gjatë të gjithë vitit shumë më lartë se sa mesatarja historike dhe në disa momente gjatë muajit nëntor, shqetësimi kryesor qe rreziku i përmbytjeve dhe jo rreziku i thatësirës. Megjithatë, gjashtë muaj më vonë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike dhe Korporata Elektroenergjetike deklarojnë se…
Read More