“Çmenden” çmimet e energjisë, OSHEE importon me 68.2 euro/MW për korrikun, Revista Monitor, 5 Korrik 2017

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka përfunduar procedurën e dytë të prokurimit të energjisë për korrikun, për një sasi prej 105 mijë megavat. Të dhënat zyrtare tregojnë se, për lëvrimin e kësaj sasie janë vënë në dispozicion mbi 7.1 milionë euro (pa TVSH), çka e çon në total fondin e shpenzuar për import vetëm në korrik, në rreth 22 milionë euro (këtu nuk përfshihet shuma e shpenzuar për importin në tre ditët e fundit të qershorit).

Situata e thatësirës dhe nevoja e OSHEE për të importuar me emergjencë, pa planifikimin në avancë ka bërë që edhe çmimi i importit, të rezultojnë 10 euro më i lartë sesa një javë më parë. Konkretisht 1 megavat është importuar me çmimin 68.2 euro ndërkohë që, një javë më parë, sasia e energjisë së importuar për korrikun rezultoi me një çmim 57.2 euro/MW.

Burime nga OSHEE pohojnë se çmimi i energjisë është rrjedhojë e kërkesës dhe ofertës në treg dhe pasqyron kostot totale të sigurimit të energjisë. Konkretisht për blerjen e fundit, kostot e kapaciteteve ishin 2.3 Eu/MWh për 24 orë ose rreth 4Eu/MWh per 14 orët që do të lëvrohet energjia. Duke shtuar shpenzimet operative (1Eu), vlerën në kohë të pageses prej 90 ditë pas ditës së fundit të levrimit si dhe një marzh normal fitimi prej 3% (2EU), çmimi prej 68.2Eu është mëse i justifikuar për situatën emergjente dhe të vështirë energjetikë, sqarojnë burimet e OSHEE. Ata shtojnë se në situata të tilla në vitin 2012 energjia është blerë me mbi 100Eu/MWh.

Tenderi          

OSHEE njoftoi se në fazën e parë të shpalljes së kërkesës operatorët që u paraqitën në tender nuk arritën të siguronin sasinë e kërkuar të energjisë. Gjithsesi në fazën e dytë kompanitë që dërguan ofertat ishin gjashtë nga të cilat:  GEN-I Tirana sh.p.k., GSA shpk, EFT AG,  NOA Energy Trade sh.p.k., GRID Energy Trade, Devolli Hydropower – Statkraft.

Kontrata u lidh vetëm me katër prej tyre duke lënë jashtë  Devoll Hydropower – STATKRAF dhe GRID Energy.

OSHEE bëri me dije se pavarësisht situatës së vështirë ku ndodhet KESH, ky i fundit do të mbulojë pjesën e furnizimit gjatë natës. “Në ndryshim nga eksperiencat e mëparshme, u konstatua që ishte e panevojshme të blihej energji në orët 00:00 – 08:00 dhe orën 24:00 duke parë që në këto orare kërkesa për energji mund të plotësohej nga prodhimi i KESh sh.a.”, njoftoi kompania e shpërndarjes.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.