Loja macja me miun që po lë pa drita vendin (dokumentet), Revista Monitor, 4 Korrik 2017
Prej dy ditësh qeveria e ndarë në dy grupe, po shkëmben akuza lidhur me situatën energjetike në vend dhe sigurimin e importeve në këto kohë thatësire. Skuadra e jo teknikeve të Ramës bëri me dije se janë pikërisht teknikët e Partisë Demokratike që po mbajnë peng një vendim që çliron jo pak por 22.4 milionë euro nga kredia me Bankën Botërore që mund të përdorën në raste emergjente. Bëhet fjalë për një pjesë e kredisë së Rimëkëmbjes që i takon KESH dhe që për momentin nuk mund ta përdorë.
Prej dy ditësh loja macja me miun po fokusohet tek përgënjeshtrimi i palës tjetër ndërkohe që nuk ka akoma një vendimmarrje për t’i dhënë zgjidhje duke rrezikuar që OSHEE, e cila po kryen e vetme importet të përdorë fondet e saj të investimeve për të siguruar energjinë e nevojshme për konsum.
Menjëherë sapo burime pranë qeverisë konfirmuan se janë ministrat teknikë ata që po mbajnë peng, ishte reagimi i zëvendëskryeministres Ledina Mandija e cili deklaroi se për vendimin nuk është i nevojshëm miratimi nga të gjithë ministrat pasi ai mund të kalojë me shumicë. Nga ana tjetër sipas saj ky draft nuk ishte i shoqëruar me relacionin përkatës dhe as ishte konsultuar sipas një procedure normale.
Pas kësaj deklarate u publikuan dy shkresa ku ish-Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe ish ministri i Drejtësisë Petrit Vasili kanë kthyer përgjigje lidhur me vendimin respektiv që autorizon KESH që të përdorë pjesën e parave të kredisë të parashikuara për situate emergjente dhe krizash.
Burime nga Ministria e Energjisë pohuan se në këto momente është më e leverdishme që të përdoren paratë që KESH i ka në dispozicion nga kredia e bankës Botërore dhe që janë të destinuara për import në kushtet e vështira, sesa të blejë direkt OSHEE, e cila mund t’i përdorë paratë për të bërë investimet e brendshme.
Ndërkohë, ata pohojnë se KESH nuk ka bërë eksport energjie, por vetëm shitblerje për optimizim, çka nënkupton që blen energjinë natën kur është lirë dhe e shet ditën kur është shtrenjtë të njëjtën sasi. KESH është në një situatë pozitive, teksa gjatë qershorit ka gjeneruar 261 mijë euro fitime.
Kriza e paralajmëruar por e neglizhuar
Në relacionin “Për projektvendimin për blerje të energjisë elektrike nga shoqëria kesh sh.a, në zbatim të marrëveshjes së huasë të lidhur ndërmjet republikës së Shqipërisë dhe bankës ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim, për të përmbushur detyrimin e shërbimit publik në kushtet e një viti të pafavorshëm hidrik”, që burime nga qeveria thanë se i është dërguar dhe ministrave teknikë, ajo që vihet re është fakti që zinxhiri i institucioneve të lidhura ngushtë me sektorin energjetik siç janë KESH, OSHEE dhe ERE kanë shprehur shqetësimin për situatën që ne mes të muajit maj por duket se kriza politike e asaj kohe mes mazhorancës dhe opozitës dhe më pas marrëveshja kanë mbytur këtë shqetësim.
“Nga ana e KESH sh.a. informohemi me shkresën nr. 2778 prot, datë 16.05.2017, lidhur me kushtet hidrike gjatë periudhës së parë të vitit dhe sasia e parashikuar e prodhimit për 2017. Gjatë periudhës Janar – Prill nuk ndodhën prurjet e pritshme dhe për rrjedhojë edhe prodhimi për vitin 2017 pritet të realizohet në 2900 Gwh me siguri 75% ose rreth 900 Gwh më pak se sa parashikimi në fillim viti. Prurjet për periudhën Janar-Prill ishin mesatarisht 160 m3 /sek ose 40% më të ulëta se sa prurjet mesatare shumëvjeçarë” huhet në relacionin e vendimit që mbetet në sirtarët e qeverisë.
Sipas të njëjtit relacion niveli i Fierzës në fund të muajit prill paraqitet në 278.6 m ose rreth 16 m më i ulet se sa niveli në të njëjtën periudhë të 2016 dhe 2017. Rezerva energjetike në rezervuarin e Fierzës për muajin Prill 2017 paraqitet me një̈ deficit prej rreth 700 GËh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.“
“Treguesit e prodhimit të energjisë̈ elektrike për 4 mujorin e parë të vitit 2017 dhe prognoza e berë nga shoqëria KESH sh.a për periudhën e mbetur të vitit 2017 tregojnë̈ se ndodhemi në një̈ vit hidrik të thatë, rrjedhimisht gjasat që të ndodhemi përpara një̈ krize të mundshme të furnizimit me energji elektrike nuk duhet të neglizhohen. Në këto kushte bëhet e domosdoshme që të rritet sasia e importit të energjisë̈ elektrike për muajt në vijim të vitit 2017, sipas profilit të ngarkesës, me qellim që të mund të rikuperohet për aq sa është̈ e mundur rezerva energjetike, e cila do të shërbejë̈ për periudhën e verës” vijon relacioni.
Kjo do të thotë që evidencat për një krizë janë lajmëruar kohë më parë por nuk janë marrë seriozisht duke sjellë tashmë pranë derës një krizë të mundshme që edhe zgjidhjen e saj po e merr me një kosto relativisht të lartë. Kujtojmë që OSHEE importoi pak ditë më parë energji për fundin e qershorit dhe korrikun me një çmim të kripur që rezultonte 9 euro më i lartë se çmimi i bursës së Hungarisë.
Edhe pse kjo mund të jetë e rastësishme në fakt qeveria e cila krijoi një traditë të publikimit të treguesve të energjisë për të tre kompanitë KESH, OSHEE dhe OST këtë vit akoma nuk ka bërë publike shifrat, me përjashtim të shpërndarjes e cila së fundmi dha disa detaje mbi treguesit e humbjeve dhe arkëtimeve.
Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.