Narta kthehet në vend për magazinimin e karburanteve, tre kompani marrin lejen mjedisore, Revista Monitor, 03 Korrik 2017

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka dhënë muajt e fundit tre leje mjedisore ndaj tre operatorëve të ndryshëm për të ngritur në Nartë të Vlorës impiantet e depozitimit të karburanteve.

AKM i ka dhënë lejen mjedisore kompanisë Tosk Energji për shpërndarje dhe magazinimin e naftës dhe nënprodukteve të saj. Leja është dhënë për magazinimin e naftës dhe nënprodukteve të saj në një cisternë të palëvizshme në Nartë.

Gjithashtu leja është dhënë edhe ndaj kompanisë A&T për të njëjtat qëllime po në Nartë. A&T ka marrë lejen për magazinimin e naftës dhe nënprodukteve të saj në cisterna të palëvizshme.

Leja mjedisore lejon shkarkimin e naftës nga deti dhe toka, nëpërmjet anijeve ose hekurudhës.

Vis Petrol gjithashtu ka marrë leje mjedisore për magazinimin e naftës dhe nënprodukteve të saj në Nartë. Kompania ka leje edhe për shkarkimin e naftës në cisterna nga anijet dhe nga toka.

Narta është në hyrje të qytetit të Vlorës dhe përveç plazheve mahnitëse, qyteza njihet për trashëgiminë kulturore.

Laguna e Nartës përfaqëson një nga lagunat më të mëdha e më të rëndësishme të Shqipërisë. Laguna e Nartës dhe Zvërneci gjenden pak kilometra larg qytetit të Vlorës.

Prej vitesh, Narta është në duel për t’u zhvilluar si zonë industriale apo për turizëm, pasi të dyja nuk mund të rrinë bashkë. Vite më parë është zhvilluar një betejë e ashpër ndërmjet shoqatave mjedisore dhe institucioneve të qeverisë për të mos lejuar ndërtimin e Termocentralit të Vlorës, i cili është në pyllin e Sodës shumë afër me Nartën.

Por duket se laguna tashmë është e detyruar të mbajë edhe depozitat e naftës, pavarësisht se ato nuk mund të jenë miqësore me mjedisin dhe zhvillimin e turizmit.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.