Energjia elektrike, 55% nga importi, nga Top Channel, Postuar me 01 Korrik 2017

Plot 55 për qind e energjisë që po hidhet në rrjetin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, importohet.

Në kushtet e rënies së prodhimit vendas për shkak të thatësirës, OSHEE ka siguruar importet për korrikun, e sipas tij, konsumatorët janë të garantuar për furnizim pa ndërprerje.

“Mbi 55% mbulohet nga blerjet që kemi bërë në treg të parregulluar, pra nga importi, dhe pjesa tjetër nga prodhim i KESH dhe i HEC-eve lokale, të cilët për fatkeqësinë e situatës janë në prodhimin minimal të tyre. Por në të gjithë këtë kombinim shifrash, ne garantojmë në mënyrën absolute furnizimin me energji të popullatës në ditët në vazhdim”, thotë Elton Sevrani, drejtor i Divizionit të Shpërndarjes.

Plot 17 milionë euro është kostoja e importeve për korrikun, pa TVSH. E gjitha po përballohet tani për tani nga OSHEE, pa kërkuar mbështetje nga fondet buxhetore, por ndërkohë do të ketë rialokime të brendshme të kompanisë.

“Duke reduktuar deri në njëfarë mase një zë të caktuar të investimeve, duke rialokuar disa shpenzime të tjera, pasi qëllimi ynë kryesor është furnizimi me energji i popullatës, me çfarëdolloj kostoje të mundshme. Për aq kohë sa buxheti ynë mban dhe garancia do të jetë që edhe në vazhdimësi do ta mbajë”, thotë Sevrani.

Ndërkohë, sa i përket stakimeve të energjisë, OSHEE thotë se gjithçka lidhte me ndërhyrjet e subjekteve që kryejnë punë publike, duke dëmtuar rrjetin.

“Është një proces që në një vend në ndërtim të vazhdueshëm cënohen vazhdimisht elementët e sigurisë së furnizimit të rrjetit. OSHEE personalisht në menaxhimin e saj nuk ka kryer asnjë lloj ndërprerje të programuar për qëllim ulje ngarkese, apo qëllim reduktimi të konsumit”, vijon ai.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.