Narta, tre kompani karburantesh marrin lejen mjedisore, Revista Monitor, 3 Korrik 2017

Narta, tre kompani karburantesh marrin lejen mjedisore, Revista Monitor, 3 Korrik 2017

Informim
Narta kthehet në vend për magazinimin e karburanteve, tre kompani marrin lejen mjedisore, Revista Monitor, 03 Korrik 2017 Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka dhënë muajt e fundit tre leje mjedisore ndaj tre operatorëve të ndryshëm për të ngritur në Nartë të Vlorës impiantet e depozitimit të karburanteve. AKM i ka dhënë lejen mjedisore kompanisë Tosk Energji për shpërndarje dhe magazinimin e naftës dhe nënprodukteve të saj. Leja është dhënë për magazinimin e naftës dhe nënprodukteve të saj në një cisternë të palëvizshme në Nartë. Gjithashtu leja është dhënë edhe ndaj kompanisë A&T për të njëjtat qëllime po në Nartë. A&T ka marrë lejen për magazinimin e naftës dhe nënprodukteve të saj në cisterna të palëvizshme. Leja mjedisore lejon shkarkimin e naftës nga deti dhe toka, nëpërmjet anijeve ose hekurudhës. Vis…
Read More
Energjia elektrike, 55% nga importi, Publikuar Top Channel, Postuar me 01 Korrik 2017

Energjia elektrike, 55% nga importi, Publikuar Top Channel, Postuar me 01 Korrik 2017

Informim
Energjia elektrike, 55% nga importi, nga Top Channel, Postuar me 01 Korrik 2017 Plot 55 për qind e energjisë që po hidhet në rrjetin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, importohet. Në kushtet e rënies së prodhimit vendas për shkak të thatësirës, OSHEE ka siguruar importet për korrikun, e sipas tij, konsumatorët janë të garantuar për furnizim pa ndërprerje. “Mbi 55% mbulohet nga blerjet që kemi bërë në treg të parregulluar, pra nga importi, dhe pjesa tjetër nga prodhim i KESH dhe i HEC-eve lokale, të cilët për fatkeqësinë e situatës janë në prodhimin minimal të tyre. Por në të gjithë këtë kombinim shifrash, ne garantojmë në mënyrën absolute furnizimin me energji të popullatës në ditët në vazhdim”, thotë Elton Sevrani, drejtor i Divizionit të Shpërndarjes. Plot 17 milionë euro…
Read More
PPP: Bashkitë mund t’ia japin privatit mbledhjen e taksave, Revista Monitor, 3 Korrik 2017

PPP: Bashkitë mund t’ia japin privatit mbledhjen e taksave, Revista Monitor, 3 Korrik 2017

Informim
Rikthehen koncesionet: Bashkitë mund t’ia japin edhe privatit mbledhjen e të ardhurave, Revista Monitor, 3 Korrik 2017 Qeveria, e cila ndër vite ndezi dritën e gjelbër me disa dhjetëra koncesione në sektorë të ndryshëm, duket se ka menduar që edhe vendorët të aplikojnë skema të ngjashme. Një ndër lidhet me mbledhjen e të ardhurave. Në nenin 12, pika 3 e ligjit “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, të miratuara së fundmi, saktësohet pikërisht kjo praktikë. “Njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të hyjnë në marrëveshje me njëra-tjetrën apo me agjentë tatimorë për mbledhjen e të ardhurave vendore me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, sipas një procedure transparente dhe konkurruese”, – thuhet në pikën 3. Kjo do të thotë që një bashki, e cila ka burimet e nevojshme njerëzore mund…
Read More