5-mujori 2017, OSHEE: Humbjet ulen në 28.7%, arkëtimet 27.5 mld, Revista Monitor, 30 Qershor 2017

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike publikon të dhënat statistikore të treguesve për 5-mujorin e parë të vitit 2017.

Në 5-mujorin e parë të këtij viti, sasia e energjisë së shitur ka pësuar rritje me 3% ose 56 mijë MWh më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Arkëtimet totale të OSHEE-se për këtë periudhë kanë arritur në 27.5 miliardë lekë ose thënë ndryshe 4.6% më shumë. Niveli i humbjeve në rrjet ka zbritur në 28.7% ose 1.01% më pak se e njëjta periudhë një vit më parë.

Numri i ankesave të raportuara/të hyra në maj 2017 është 44% më i ulët krahasuar me janar 2017 dhe 11.3% më i ulët se mars 2017. Numri i ankesave për 5-mujorin e parë përfaqëson 0.61% të totalit të faturave të lëshuara.

Borxhi i keq principal, për fatura 2007-2014 është 50.1 miliardë lekë në fund të 5-mujorit 2017 nga 67.8 miliardë lekë në fund të vitit 2014.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.