Gati censusi i pyjeve, i dyti më i madhi që pas vitit 1990, Revista Monitor, 28 Qershor 2017

Çfarë ka ndodhur me pyjet në Shqipëri gjatë dhjetëvjeçarit të fundit pritet të mësohet vitin tjetër. Inventari Kombëtar i Pyjeve, pjesë e Projektit për Shërbimet Mjedisore, mbështetur nga Banka Botërore dhe Qeveria Suedeze, pritet të fillojë së shpejti dhe do të ofrojë informacion të përditësuar mbi gjendjen aktuale të pyjeve në vend. Ky proces kryhet çdo dhjetë vjet dhe jep informacion mbi ndryshimet e ndodhura gjatë një dekade. Ai, gjithashtu, ofron të dhëna të rëndësishme mbi biodiversitetin në vend.

Inventari i pyjeve bëhet një herë në dhjetë vite dhe jep të dhëna të detajuara mbi shtimin ose pakësimin e bioversidtetit në nivel kombëtar dhe shërben për azhurnimin e të dhënave kadastrale.

Ky është inventari i dytë i radhës. Do të fillojë dhe do të përfundojë brenda vitit 2018 dhe do të japë një panoramë të qartë se çfarë ka ndodhur me fondin pyjor gjatë tranzicionit.

Shqipëria dhe Bosnja janë vendet që kanë humbur më së shumti sipërfaqe pyjore gjatë periudhës 1990-2015, sipas një vlerësimi të Bankës Botërore.

Shqipëria ka humbur 170 kilometra katrorë pyje që nga 1990, kurse Bosnja ka humbur 250 kilometra katrorë pyje në të njëjtën periudhë, teksa vendet e tjera të rajonit kanë rikuperuar mijëra hektarë.

Maqedonia fqinjë e shtoi sipërfaqen pyjore me 720 kilometra katrorë që nga 1990, Mali i Zi e shtoi me 2010 kilometra katrorë, Greqia me 7550 kilometra katrorë, teksa Kosova ka ruajtur sipërfaqet e 1990-s pa dëmtuar e pa shtuar asnjë kilometër katror pyll.

Një studim i fundit i Bankës Botërore, bazuar në të dhënat satelitore, vlerëson se ka 3 trilionë pemë në Tokë ose mbi 400 pemë për person. Banka thotë se ka më shumë pemë në Tokë se yjet në Rrugën e Qumështit.

Pyjet janë çelësi për klimën, ujin, shëndetin dhe jetesën. Por globi ka humbur 1.3 milionë kilometra katrorë pyje që nga viti 1990 sidomos në Afrikën e Jugut.

Pyjet mbulojnë një të tretën e tokës në botë. Në fillim të shekullit të 20, zona pyjore e Tokës ishte rreth 50 milionë kilometra katrorë. Ky është zvogëluar nga viti në vit në më pak se 40 milionë kilometra katrorë. Shumica e kësaj rënie është shkaktuar nga rritja e kërkesës për pyje dhe produkte letre, si dhe për përdorimin e tokës bujqësore.

Në 25 vitet e fundit, pyjet në botë u tkurrën me 1.3 milionë kilometra katrorë. Që do të thotë se që nga viti 1990 ka humbur sipërfaqe pyjore sa madhësia e Afrikës së Jugut. Një tjetër krahasim është se që nga viti 1990, ne kemi humbur ekuivalentin e 1000 fushave të futbollit të pyjeve çdo orë.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.