BB: Qeveria nuk e mbajti objektivin për uljen e borxhit, reforma në energji humbi vrullin para zgjedhjeve, Revista Monitor, 28 Qershor 2017

Në një vlerësim të fundit të programit me Shqipërinë, Banka Botërore e vlerësoi të kënaqshme reformën në energji, duke konstatuar një ngadalësim të saj në prag të zgjedhjeve, por gjithashtu ka vënë në dukje se qeveria shqiptare nuk e arriti objektivin që i kishte vënë vetës për uljen e borxhit.

Qeveria e Shqipërisë përmirësoi bilancin parësor në buxhet, duke lëvizur nga një deficit prej 2.6% të PBB-së në vitin 2014 në një tepricë 0.7% të PBB-së në vitin 2016. Megjithatë, Banka vë në dukje se rënia e pritshme e borxhit të përgjithshëm është vonuar nga disa vjet.

Borxhi ishte parashikuar të arrinte në 71.7% në 2014 dhe në 69.3% të PBB-së në 2016, por në vend të kësaj, raporti i borxhit ndaj PBB-së u rrit në vitin 2015 në 73.7% dhe nuk parashikohet të jetë nën 70% edhe këtë vit.

Banka thotë se arsyet e mosrënies së borxhit lidhen me disa faktorë, duke përfshirë zhvlerësimin e këmbimit kundrejt dollarit, inflacionin më të lartë se sa pritej dhe rritjen e ekonomisë më pak se pritshmëritë dhe performancën e ulët të të ardhurave sidomos më 2015.

“Zbatimi i reformave të sektorit të energjisë ishte gjithashtu më i ngadalshëm se sa pritej, sidomos përcaktimi i tarifave në raport me kostot në disa segmente të caktuara të tregut”, – thuhet në raportin  e BB për reformën në energji.

Gjithashtu, Banka konstatoi vonesa në kalimin e legjislacionit dytësor dhe në rritjen e efikasitetit të investimeve. Investimet dhe procesi i reformës filluan të humbin vrullin në prag të zgjedhjeve, por nuk vërehet rrëshqitje dhe arritjet kanë qenë të qëndrueshme, thuhet në vlerësim.

Banka vëren se deficiti buxhetor ka rënë ndjeshëm, nga 5.5% e PBB-së në vitin 2014 në 1.7% në 2016.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.