Vjen thatësira, KESH: Duhet importuar, Postuar nga Revista Monitor,  me 14 Qershor 2017

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka vendosur të vijojë me optimizimin e energjisë në kaskadën e Drinit, për periudhën nga 10 deri më 30 qershor 2017.

Për këtë procedurë në garë u futën 13 kompani nga ku 5 janë s’kualifikuar nga procedura dhe pjesa tjetër kanë fituar te paktën një lot. Mes emrave që u s’kualifikuan është edhe Devoll Hydropower.

Ne rrjedhim te sa me sipër KESH do të shesë energji për të tretë në orarin e pikut dhe do të importojë të njëjtën sasi gjatë natës. Kështu do te shitet tek të tretët 18900 MWh në oraret ku çmimi është më e shtrenjtë, ndërkohë qe do të blihet po e njëjta sasi gjatë orëve që kanë konsumin më të ulët dhe me një çmim më të leverdishëm.

Për këtë energji do të paguhet 707.9 mijë euro me një çmim mesatar prej 37.4 euro dhe pritet të arkëtohen mbi 966 mijë euro me një çmim mesatar për megavat/orë prej 51.1 euro. Pikërisht këtë synon dhe optimizimi i energjisë duke menaxhuar në mënyrë sa më të mirë rezervën hidrike me efekte financiare pozitive.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.