Vazhdojnë koncesionet – Ministria e Energjisë i hap rrugë HEC Kukur në Gramsh, Nertila Maho/SCAN, 11 Qershor 2017

Ministria e Energjisë dhe Industrisë duket se në fund të 4-vjeçarit nuk i ka rezistuar tundimit për të dhënë një seri koncesionesh. Bëhet fjalë për një seri hidrocentralesh që kompanitë që fituan kontratat nga ish-qeveria Berisha nuk arritën t’i konkretizonin duke bërë kështu që t’ju hiqet e drejta.

Pas Kalivaçit, Grabovës, Bushtricës dhe Lunikut listës i shtohet tashmë edhe hidrocentrali i Kukurit në zonën e Gramshit. Sipas Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë bëhet fjalë për një koncesion në formën e partneritetit publik privat dhe me të drejtë shfrytëzimi për 35 vjet.

“Interesi për shfrytëzimin hidroenergjetik është për pellgun ujëmbledhës të  lumenjve të Gribës, Zanit dhe Kishovices nga burimet e deri në bashkimin e tyre  në kuotën 455 metër mbi nivelin e detit duke respektuar kushtet teknike të  projektimit dhe mos cenimit të objekteve që parashikohen të ndërtohen në këtë pellg ujëmbledhës”, thuhet në dokumentin e Ministrisë.

Gjithsesi në të njëjtin pellg ujëmbledhës tashmë janë të paktën katër hidrocentrale të tjera që i janë dhënë të njëjtës kompani.

Pjesën më të madhe të pikëve në vlerësimin e ofertave do ta ketë fuqia e instaluar. Operatorët e interesuar duhet të paraqesin ofertat e tyre deri më 10 korrik.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.