Tregu i energjive te rinovueshme vazhdon te udhëheq nder sektorë me rritje te larte, Dr Lorenc Gordani, 11 Qershor 2017

Përgjatë vitit 2016 vijoi trendi i rritjes së prodhimit nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike (veçanërisht lidhur me HEC-et me fuqi deri ne 15 MW) si rezultat i ndikimit faktorëve te tille si: prurje te larta hidrike dhe hyrja ne prodhim e centraleve te reja.

Gjate vitit 2016 kanë hyrë në operim gjithsej 16 centrale me fuqi totale të impianteve gjeneruese prej 123,4 MW. Prodhimi energjisë elektrike i realizuar nga këto shoqëri gjatë 2016 ishte rreth 124 GWh.

Si rrjedhim bizneset e HEC-eve private, bazuar në të dhënat e Entit Rregullator të Energjisë (ERE), dyfishuan xhiron vjetore duke arritur një qarkullim prej 15,2 miliardë lekësh ose 111 milionë euro, duke u zgjeruar me 94% në krahasim me vitin 2015.

Prodhimi nga HEC-et private kontribuoi vitin e kaluar në 28% të totalit të prodhimit vendas të energjisë nga 24% që ishte në vitin 2015. Për rrjedhojë, shumica e 100 operatorët që operojnë prej vitesh në prodhimin e energjisë panë rritje dyshifrore të xhirove, deri ne 15 dhe ne jo pak raste deri në 40%.

Më 22 shtator të vitit të kaluar, kompania norvegjeze Statkraft përuroi nisjen e prodhimit të energjisë elektrike në hidrocentralin e Banjës në lumin Devoll, si dhe është në kulmin e punimeve për ndërtimin e HEC-it tjetër të Moglicës po mbi këtë lum.

Ndërkohe, shumë kompani që më parë ishin të fokusuara në ndërtim e HEC-e po diversifikohen në energjinë eolike dhe veçanërisht atë fotovoltaike. Tregu i energjisë së rinovueshme është i garantuar dhe kostot e prodhimit, pas përfundimit të investimit, janë të lira!

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.