Optimizimi i energjisë – KESH hap procedurë, eksport në pik, import gjatë natës, Nertila Maho/SCAN, 08 Qershor 2017

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka vendosur të vijojë me optimizimin e energjisë në kaskadën e Drinit.

Kjo do të thotë që do të shesë energji për të tretë në orarin e pikut dhe do të importojë të njëjtën sasi gjatë natës.

Konkretisht në dokumentin publik të KESH thuhet se kjo procedurë optimizimi energjie përfshin datat 10 deri më 30 qershor.

Por si do të procedohet për shitjen dhe blerjen. Fashat orare për të cilat KESH do të shesë janë ato që cilësohen si orare piku nga ora 09:00- deri më 13:00 dhe nga ora 20:00 deri më 22:00. Në total 6 orë nga e shtuna në të premte, kurse blerja e KESH do të zërë fashën orare nga 01:00 deri më 06:00.

Totali i megavat/orë që do të eksportohen dhe importohen është i barabartë i paracaktuar në 18 900. Ofertat e kompanive për këtë procedurë duhet të dorëzohen këtë të enjte ora 20:00.

Optimizimi energjetik është një procedurë që po ndiqet vazhdimisht nga ana e Korporatës duke sjellë një menaxhim më të mirë të rezervës ujore të kaskadës së Drinit por shoqëruar edhe me efekte pozitive financiare.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.