Ndryshimet klimatike – Shqipëria shkarkon rreth 9,4 milionë ton në vit CO2, Nertila Doko/SCAN, 05 Qershor 2017      

Shqipëria ka një nivel në shkarkimet e gazrave serë rreth katër deri në pesë herë më të  ulët se nivelet mesatare ndërkombëtare, me një mesatare të llogaritur prej 9,4 milionë ton/vit të gazit karbonik CO2. Edhe pse jo në nivel të lartë ekspertët e mjedisit theksojnë nevojën e politikave të forta për çështjet klimatike. Ekspertja e mjedisit  Laureta Dibra u shpreh për Televizionin SCAN se ka vijuar bashkëpunimi me donatorë të ndryshëm për hartimin e strategjive në kuadër të Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike.

Sa i takon shitjes së kuotave vendeve më të zhvilluara, që i tejkalojnë limitet e  shkarkimit të gazrave të dëmshëm, Dibra u shpreh se Shqipëria edhe pse është pjesë e kësaj marrëveshje ende nuk është futur në këtë treg. Sipas ekspertes po punohet në këtë drejtim duke krijuar bazën ligjore.

Sipas të dhënave më të fundit që Ministria e Mjedisit ka vënë në dispozicion rezulton se kontribuuesit më të rëndësishëm në emetimit e gazit serrë në Shqipëri janë: Energjia dhe transporti me (57.29%), e ndjekur nga bujqësia me (16.85%), përdorimi i tokës dhe pyjet (8.88 %) dhe në fund mbetjet me (2.31%). Shqipëria  u bë një ndër 178 vendet që mbështesin këtë marrëveshje me miratimin në parlament në korrik të 2016-ës.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.