
Shqipëria shkarkon rreth 9,4 milionë ton në vit CO2, Nertila Doko/SCAN, 05 Qershor 2017
Ndryshimet klimatike – Shqipëria shkarkon rreth 9,4 milionë ton në vit CO2, Nertila Doko/SCAN, 05 Qershor 2017 Shqipëria ka një nivel në shkarkimet e gazrave serë rreth katër deri në pesë herë më të ulët se nivelet mesatare ndërkombëtare, me një mesatare të llogaritur prej 9,4 milionë ton/vit të gazit karbonik CO2. Edhe pse jo në nivel të lartë ekspertët e mjedisit theksojnë nevojën e politikave të forta për çështjet klimatike. Ekspertja e mjedisit Laureta Dibra u shpreh për Televizionin SCAN se ka vijuar bashkëpunimi me donatorë të ndryshëm për hartimin e strategjive në kuadër të Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike. Sa i takon shitjes së kuotave vendeve më të zhvilluara, që i tejkalojnë limitet e shkarkimit të gazrave të dëmshëm, Dibra u shpreh se Shqipëria edhe pse është…