Humbjet qe shkaktohen për buxhetin nga mbyllja e tregut te energjisë, by Dr Lorenc Gordani, 04 Qershor 2017

Nga vitit 2003, me hyrjen ne fuqi te ligjit te ri për sektorin e energjisë, filloi ndarja graduale e aktiviteteve, si: prodhimi, shpërndarja, tregtimi dhe furnizimi me energji elektrike. Ne ketë kuadër, në pritje të hapjes së tregut të energjisë, numri i kompanive që licencohen për prodhimin dhe tregtimin e energjisë ka ardhur në rritje. Sipas të dhënave të  Entit Rregullator gjatë vitit të kaluar, kanë aplikuar 40 subjekte në aktivitetet e ndryshme të sektorit të energjisë elektrike, ku 11 kompani të reja vetëm në sektorin e tregtimit të energjisë.

Disa prej këtyre kompanive operojnë edhe në sektorin e prodhimit, por për të maksimizuar fitimet janë licencuar edhe si tregtar të energjisë së tyre. Qe nga mesi i vitit te kaluar, ligji ka detyruar edhe klientët e tensionit të mesëm të furnizohen nga privatët dhe jo nga OSHEE. Sipas ligjit të për Sektorin e Energjisë, fillim viti 2018 duhet t’i gjejë të gjitha bizneset në tregun privat të energjisë. Parashikime te cilat në këtë mënyrë do te bëjnë qe te hapet 40% e tregut të energjisë.

Për me tepër vet Ligji Nr. 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” parashikon se Operatori i Sistemit të Shpërndarjes prokuron energjinë elektrike nëpërmjet procedureve konkurruese dhe transparente. Por deri me tani, OSHEE në përputhje me vendimet të Entit Rregullator të Energjisë, e ka siguruar ketë me anë të kontratave bilaterale me çmim te rregulluar ku pjesa me e madhe ofrohet nga Kesh.

Kështu, pavarësisht nga vënia në punë e centraleve të reja, përsëri situata mbetet e njëjtë. Si rrjedhim, shumë shoqëri të cilat kanë marrë të drejtën e ndërtimit të centraleve për te realizuar projekte me shtrirje gjatë gjithë territorit të Shqipërisë ndihen te pasigurt nga mungesa e tregut. E gjitha përkthehet ne një mungese te investimeve dhe vjeljes se tarifës koncesionare (minimalisht ne 2%).

Bazuar në informacionet dhe në të dhënat e marra nga Enti Rregullatorë i Energjisë, vlerësohet se tregu i energjisë elektrike me pakice kalon qe prej me shume se një dhjetëvjeçari vlerën vjetore mbi 500 mil Euro. Vlera te cilat pritet te rriten me tej ne momentin e heqjes se barrierave kufizuese te çmimeve pro edhe fale rritjes ne vazhdimësi te kërkesës për energji.

Për me shume TVSH-ja përbën fluksin kryesor të të ardhurave fiskale për te ardhurat e shtetit. Ne këtë kuadër tatimi mbi vlerën e shtuar zbatohet në masën 20% mbi shitjet fiskale brenda vendit dhe 0% për eksportet në përputhje me Ligjin Nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”. Nga sektori energjisë elektrike, kjo ardhur nuk mund te vilet, ne momenti qe shumica e energjisë së prodhuar nga prodhuesit e pavarur konsumohet apo tregtohet jashtë vendit.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.