Mungese vizioni qe do përkthehet ne miliona euro jashtë Shqipërisë, by Dr Lorenc Gordani, 03 Qershor 2017

Sistemi i Transmetimit të Energjisë Elektrike në Shqipëri drejtohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST sh.a.), një kompani publike me 100% të aksioneve në pronësi të shtetit. Veprimtari qe ushtrohet e ndarë nga aktivitetet e tjera në sektorin e energjisë elektrike, si: prodhimi, shpërndarja, tregtimi dhe furnizimi me energji elektrike.

Nëpërmjet Qendrës Kombëtare Dispeçer realizohet një balancë e qëndrueshme ndërmjet prodhimit dhe konsumit të energjisë. Operim qe sipas nevojës vjen edhe ne koordinimin me OST-të fqinje. Sipas pasqyrave te detajuara te OST, vlerësohet se kjo pjese e tregut do te zëre vlerën mbi 15 mil Euro për vitin 2017. Vlera te cilat pritet te dyfishohen ne momentin e sigurimit te shërbimeve me bazë tregu.

Ne fakt, Ligji Nr. 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” parashikon se Operatori i Sistemit të Transmetimit prokuron energjinë elektrike, nëpërmjet një procedure konkurruese dhe transparente. Por deri me tani, OST, në përputhje me vendimet të Entit Rregullator të Energjisë, ka bërë të mundur sigurimin me anë të kontratave bilaterale të lidhura me KESH sh.a.

Për me shume, territori i vendit tonë paraqet një hidrologji të mirë dhe të qëndrueshme përgjatë gjithë vitit dhe në shumicën e kohës me prurje të konsiderueshme të të gjithë lumenjve që shfrytëzohen për prodhimin e energjisë elektrike. Shumë shoqëri të cilat kanë marrë të drejtën e ndërtimit të centraleve kanë realizuar projekte mjaft interesante me shtrirje gjatë gjithë territorit të Shqipërisë.

Bazuar në informacionet si dhe në të dhënat e marra nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, pritet që vitet e ardhshme të ndërtohen burime të tjera te rëndësishme të energjisë elektrike. Gjithsesi, aktualisht shërbimet ndihmese dhe shërbimi i balancimit të sistemit mund të sigurohen vetëm nga njësitë gjeneruese në kaskadën e lumit Drin, përkatësisht nga HEC Fierze, Koman dhe Vau i Dejës.

Vetëm këto tre hidrocentrale janë të pajisur me rregullatorët sekondarë, me RTU që bëjnë të mundur lidhjen me sistemin SCADA/EMS. Ndërkohë që asnjë nga subjektet të cilat kanë ndërtuar njësi gjeneruese të energjisë elektrike nuk kanë të instaluar pajisjet e nevojshme të komandimit për të realizuar këtë proces. Kështu, pavarësisht nga vënia në punë e centraleve të reja, siç është HEC Peshqesh apo se fundmi dhe HEC Banja, përsëri situata e centraleve me aftësi teknike për ofrimin e shërbimeve ndihmëse dhe të balancimit mbetet e njëjtë.

Në këto kushte është e qartë se ka munguar vizioni për krijimin e një tregu konkurrues me shumë ofrues të aftë teknikisht për të siguruar shërbimet ndihmëse dhe të balancimit. Siç kuptohet se për sa kohe do te ketë kufizimeve teknike, OST në përputhje me përcaktimet e Ligjit Nr. 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, do te jete e detyruar të prokurojë energjinë e nevojshme për mbulimin e humbjeve në rrjet jashtë zonës së kontrollit.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

No post found

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.