Asetet e Albgaz sh.a – Vlerësim teknik linjës ekzistuese 264.5 km, Nertila Maho / SCAN, 02 Qershor 2017

Kompania publike e shpërndarjes së gazit Albgaz sh.a e krijuar me një vendim të veçantë në fund të vitit 2016 ka hyrë në një fazë të re të saj. Kjo lidhet me vlerësimin teknik të aseteve të saj dhe për të hartuar një raport përfundimtar.

Kompania që do të përzgjidhet duhet që të bëjë një vlerësim teknik të aseteve të kompanisë si dhe mbështetje me logjistikë dhe instrumenta matës të nevojshëm për kryrjen e këtij shërbimi.

Raporti pritet që të jetë gati në fund të vitit ndërkohë që kompania që do të përzgjidhet përmes një procedure konkurruese duhet të përfundojë punën e saj në një afat 90 ditor nga të cilat 70 ditë vlerësim në terren dhe 20 ditë hartim raporti.

Por cilat do të jetë detyrat kryesore që do të përmbushen. Konkretisht procedura do te përfshijë evidentimin e gjendjes faktike që lidhet me pozicionimin  gjeografik, gjatësinë e linjës, diametrin, thellësia nën tokë, evidentimi i kapaciteteve operuese, vlerësimi i gjendjes teknike që lidhet me funksionalitetin, dëmtimet, korrozioni, veshja mbrojtëse, si dhe vlerësimi i kushteve të sigurisë dhe afërsia me zonat komunitare.

Sipas inventarit kompania zotëron në total 264.5 kilometra linjë transmetuese e shpërndarë në Divjakë, Fier dhe Ballsh.

No post found

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.