Marrëveshja PS-PD, Haki Mustafa drejtori i ri i OSHEE-së, Top Channel, 02 Qershor 2017

Haki Mustafa është emëruar drejtori i ri i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Ai zëvendëson Adrian Çelën pas marrëveshjes politike PS-PD, ku pjesë ishte edhe ndryshimi i disa drejtorëve të kompanive publike.

Burime pranë OSHEE dhe ministrisë së Energjisë bëjnë me dije se Haki Mustafa është takuar sot me drejtoret kryesorë e të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, ndërkohë që detyrën do ta marrë zyrtarisht ditën e hënë. 

Më parë zoti Mustafa ka qënë kryetari i njësisë administrative numër 11 në Laprakë, i zgjedhur me vota të Partisë Demokratike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.