Potenciali ne energji diellore dhe eolike bazuar ne kostot e gjenerimit, Dr. Lorenc Gordani, 1 Qershor 2017

Përpara ndërmarrjes se çdo investime natyrshëm lind pyetja, cili është çmimi i energjisë, dhe cilat janë kostot qe afektojnë investimet në PV dhe Eolik në Shqipëri?

Mbi sa me sipër, studimet aktuale me se shumti bazohen ne “LCOE” – Levelized Cost of Energy. Metodologjia e vlerësimit të kostove të energjisë nga burime të rinovueshme mbështetur tek LCOE, e njohur si kosto e nivelit mesatar të energjisë (LEC), do te thotë te përcaktuarit te vlerës aktuale neto e kostos-njësi të energjisë elektrike (kWh) gjatë gjithë jetës së një njësie gjeneruese.

Vlere kjo e llogaritur si një vlerësim ekonomik i rendit të parë të kostos së konkurrencës së një sistemi (në këtë rast PV, Eolik) të energjisë elektrike gjeneruese, që përfshin të gjitha shpenzimet rreth kohëzgjatjes së jetës së saj, siç janë: investimi fillestar; shpenzimet e operimit dhe mirëmbajtjes; kostoja e lëndës djegëse (e cila në rastin e sistemeve PV/Eolik përgjithësisht ka të bëjë me  taksat mbi përdorimin e tokës, taksa vendore, qira etj., sipas legjislacionit në fuqi), dhe kostoja e kapitalit.

Në mungesë të projekteve konkrete të realizuara në vendin tonë për prodhimin e energjisë elektrike me anë të diellit (PV) dhe të erës (Eolik) dhe për pasojë të analizës së kostovo reale, duhet ndërmarrë ne veçanti një analizë e plotë lidhur me kostot e kapitalit duke konsideruar studimet e fundit që janë kryer në nivel ndërkombëtar, sidomos për vendet e rajonit të Evropës Juglindore, të cilat kanë eksperienca lidhur me PV dhe Eoliket.

Studim qe duhet te ketë në konsideratë ne veçanti koston e “riskut” të vendit, si edhe “riskun” e politikave energjetike për nxitjen e burimeve të rinovueshme të mbështetura në tarifat feed-in-premium. Për më tepër, sa me sipër është e nevojshme për llogaritjen e primit për te përfituar nga grantet qe jepen për mbështetjen e Erës dhe PV për çdo Shtet Anëtar në Ballkan. Studimi qe gjithashtu duhet ti referohet eksperiencave te vendeve të rajonit me të ngjashme (Greqia, Hungaria, etj.) lidhur me teknologjinë e Erës dhe PV ne Shqipëri.

Në këtë kontekst, LCOE është e arsyeshme, që në rastin e PV, të llogaritet për një periudhë prej 20 vjetësh. Gjithsesi, bazuar në ligjin 7/2017 “Pёr nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, LCOE duhet të konsiderohet për një periudhë më të shkurtër (max.15 vjet), periudhë e cila kërkon detyrimisht një mbështetje financiare më të lartë edhe pse kohëzgjatja e njësisë është më e gjatë.

Ne kuadër te gjithë, bazuar ne potencialet e larta të energjisë diellore (mbi 1700 kW/m2/vit) dhe shpejtësi relativisht të kënaqshme të erës (3,3-9,6m/s), në rajone të kufizuara, potenciali i pashfrytëzuar për vendosjen e PV në tokë jo pjellore është deri në 1,900 MWp (qe do te thotë toka të kripura deri në 4,500 ha), si edhe mundësia për vendosjen e gjeneratorëve me Eolikë është nga 980-2,100 MW. Potenciale këto qe do te ishin me se te mjaftueshme për te arritur objektivin kombëtare në diversifikimin e Burimeve të Rinovueshme në masën 38% deri ne vitin 2020.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

No post found

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.